Showbiz
Ndan një video të babait të tij duke kërcyer, Getinjo: Me profesion është mësimdhënës, edhe një profesor ka të drejtë të vallëzojë e të këndojë
Published
5 years agoon
By
admin
Reperi nga Ferizaj, Getinjo, nuk mungoi me një reagim për profesorin nga Vushtrria që tashmë ka pushtuar rrjetet sociale.
Artisti i njohur ka shpërndarë një video të babait të tij në Facebook, ku shihet duke vallëzuar dhe që tregon se është me profesion arsimtar që 30 vite.
Derisa tregon mbështetjen për Lulzim Pacin, ai shton se edhe një profesor ka të drejtë të vallëzojë e të këndojë.
Getinjo (Foto: Facebook)
Postimi i plotë i reperit (pa ndërhyrje):
“Babai im është me profesion arsimtar përafersisht që 30 vite! Ështe njeri pozitiv dhe gjithmonë më ka ndihmuar pozitiviteti i tij! Po e postoj këtë video me ju tregu që edhe një profesor është NJERI,edhe një profesor ka FAMILJE,edhe një profesor ka te drejtë të vallëzojë,të këndojë.
Një njeri që sjell pozitivitet në shoqëri,ai njeri duhet të vlerësohet më së shumti në këtë jetë.Fatekeqësisht disa persona i përdorin njerëzit pozitivë dhe bëjnë hajgare me ta! TE DUA BABI IM,JU DUA TE GJITH JUVE PROFESORAVE HAPPY QE JENI
#meprofen”. /Telegrafi/
You may like

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij










