Showbiz
Ndahen çmimet për “sjelljet më të këqija të vitit 2020” nga të famshmit – në mesin e tyre edhe Rita Ora
Published
6 years agoon
By
admin
“Bad Manners Awards” apo BMA është ngjarja vjetore e cila ‘shpërblen’ apo thënë më mirë ndëshkon me çmime të famshmit për “sjelljet më të këqija të vitit”.
Këto janë çmimet që ata në sytë e publikut dëshirojnë të shmangin pjesëmarrjen, shoqërimin dhe vërtet fitimin, shkruan DailyMail.
Komiteti gjykues ka kaluar javë duke vendosur se cilët të famshëm, politikanë dhe ata që duhet të dinë më mirë meritojnë një nga këto çmimet për të shënuar një shkelje të rëndë të protokollit ose sjelljeve të këqija që ata kanë treguar gjatë vitit.
“E shpërblyer” me një nga çmimet e sjelljeve më të këqija të vitit është shqiptarja Rita Ora, për shkak të festës së paligjshme që tentoi ta organizojë për 30 vjetorin e saj të lindjes.
“Ajo që askush prej nesh nuk dinte deri kohët e fundit për Rita Orën është se përveçse është një furnizuese e një melodie të rangut të mesëm, ajo është gjithashtu një mikrobiologe shumë e kualifikuar, e specializuar në viruse”, shkruan me ironi faqja e BMA që ia ka dhuruar çmimin.
“Prandaj, vitet e saj të hulumtimit dhe doktoratës në epidemiologji nga Shkolla e Teatrit për fëmijë “Sylvia Young (i referohet shkollës fillore që Rita ndjeki) do të thoshte se ajo e dinte shumë mirë që coronavirusi do të shmangte zonat e pasura të Londrës Perëndimore, duke lënë që Dr.Ora dhe profesionistë të tjerë mjekësorë të tillë si Cara Delevingne MD dhe Profesor Vas J Morgan të festojë në masë”, shkruajnë me tej me ironi faqja e famshme.
“Kur u zbulua festa e ditëlindjes për Notting Hill, e cila prishi rregullat, zonja Ora kërkoi falje me shpejtësi duke thënë se ishte një vendim i nxitjes së një momenti. (Ne të gjithë kemi pasur nxitje të festave të momentit historik të ditëlindjes, natyrisht)”.

“Nëse jeni dakord me rregullat apo jo nuk ka rëndësi. Ato janë rregulla. Nëse nuk jeni dakord, atëherë qëndroni në parlament dhe loboni për t’i ndryshuar ato. Askush nuk është sipër tyre. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, përfundonm BMA që ka shpërblyer sivjet artisten për sjelljen më të keqe.
Po i njëjti “event i sjelljeve të këqija”, ka shpërblyer edhe artisten Jess Glynne për “veshjen më të keqe të vitit”, Donald Trumpin për “sjellje të keqe”, Princin Wiliam dhe Kate Middleton për “reagim jo të mirë” në Emmy Awards etj. /Telegrafi/
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










