Showbiz
Muzika e saj është dëgjuar mbi katër miliardë herë në Spotify, Rita Ora: Faleminderit të gjithëve
Published
6 years agoon
By
admin
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka korrur suksese të shumta në tregun botëror të muzikës që kur u bë pjesë e tij.
Këngët dhe klipet e saj janë të dëgjuara dhe të pëlqyera në mbarë botën.
Muzika e saj ka arritur të dëgjohet jo më pak se katër miliardë herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Këtë njoftim, 29-vjeçarja e bëri të ditur për fansat e saj përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, përmes së cilave i ka falënderuar ata për mbështetjen e deritanishme.
“Kur e mora vesh që ju djema dëgjuat muzikën time mbi katër miliardë herë në Spotify! Faleminderit të gjithëve shumë, mezi po pres që t’ju shoh përsëri në shfaqje së shpejti dhe t’ju tregoj se çfarë kemi qenë duke përgatitur për ju”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografive.
Aktualisht kënga e fundit e Ritës mbetet “How to be lonely”, e cila u publikua në mars të këtij viti dhe pati mjaft sukses.
Ajo ka përgatitur këngë të reja që do t’i lansojë së shpejti për fansat e saj, teksa është duke punuar edhe rreth albumit të saj të tretë. /Telegrafi/
Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
You may like

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner

Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të










