Connect with us

Business

Mustafa prezantoi master planin e ujitjes së 90 mijë hektarë të tokave bujqësore

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa prezantoi Master Planin e Ujitjes së Tokave Bujqësore të Kosovës në Këshillin Ndërministror për Ujëra (KNMU).

Ministri Mustafa, shpalosi prioritetet e këtij Master Plani, i cili parasheh përfshirjen e të gjitha tokave bujqësore në sistemin e ujitjes.

Sipas Ministrit Mustafa, me zbatimin e këtij Master Plani, do të rritet hapësira e tokave bujqësore që përfshihen nën ujitje, nga 20 mijë hektarë në 90 mijë hektarë.

Ministri Mustafa sqaroi se për zbatimin e këtij Master Plani, do të nevojiten 590 milionë euro investim.

“Ky investim në ujitje, do të jetë për bujqësinë tonë, për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe të ushqimit cilësor për familjet tona”, tha tutje, Ministri Mustafa.

Sipas një komunikate të MB-së, me këtë Master Plan janë paraparë projekte madhore rehabilitimi, zgjerimi të rrjetit dhe krijimit të skemave të reja të ujitjes.

Alsat