Connect with us

Business

Ekzekutohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset në kuadër të Fondit të Rimëkëmbjes

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit njofton se sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset në kuadër të Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sipas MEA-së, shuma e ekzekutuar kap vlerën e 16 milionë e 424 mijë e 476 euro për gjithsej 11,244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara.

Dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37,710,730 euro subvencione për 15,474 biznese.

Kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro.

Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim ku do të përfitojnë të gjitha bizneset, të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi në mbledhje të Qeverisë, kishte thënë se, kjo përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, kishte thënë Bajrami, përcjell Telegrafi.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.

“Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët. Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020”, ka shtuar ajo.

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një tabelë, ku tregon që më së shumti do të përfitojnë bizneset e vogla deri në 50 punëtorë.

“36,679 biznese të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar do të përfitojnë nga ky Fond. 37.3 milionë euro u janë ndarë [sot] mbi 15,500 bizneseve. 22.7 milionë euro do t’ju ndahen edhe bizneseve tjera, sapo t’i përditësojnë të dhënat në EDI. Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar [në tabelë], tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, Qeveria ka paralajmëruar se në pjesën e dytë të muajit tetor dhe nëntor pritet të ndahen edhe ndihma të tjera financiare për bizneset.

Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, në vlerë të rreth 180 milionë eurove. Kjo Pako, e cila kishte për qëllim të zbuste problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse, disa nga masat e saj janë duke u zbatuar pas ardhjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë para deputetëve.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

​ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

Published

on

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milionë euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milionë euro.

Përmes një njoftimi për media nga ATK thuhet se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Alsat

Continue Reading

Business

Bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Published

on

Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës sërish kanë bllokuar disa nga rrugët e Shkupit. Ata vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit. Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse. Siç thonë bujqit, dëmet e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.

Ne si bujq të komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës jemi vendosur që deri në fund, në mënyrën më të keqe, me protesta ti kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë trajtim të barabartë me të gjithë bujqit e Maqedonisë së Veriut dhe kërkojmë urgjentisht Qeveria të mbaj mbledhje dhe të marrë përfundimisht qëndrim që dëmet të paguhen sipas elaboratëve që janë dorëzuar nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës”, tha Agron Hajrullahu, kryetar i këshillit organizativ.

“ Kemi marë borxhe në barnatoret bujqësore për najlonin dhe folitë. Unë kam mar kredi, paguaj interes për kredinë ndërsa paratë e mia tashmë 5 vjet nuk mund ti tërheq. Është momenti I fundit të gjejmë zgjidhje. Në pikun e sezonit të punës ne dalim në rrugë dhe nuk do të ndalemi këtu, kemi filluar dhe do të shkojmë deri në fund”.

Alsat

Continue Reading

Business

Oda Ekonomike: Të mos luhet me fatin e punëtorëve

Published

on

Deputetët të mos tallen me fatin e mijëra punëtorëve dhe urgjent të votohen ligjet, që janë të domosdoshme për ndihmën e kompanive. Odat Ekonomike (OE) me reagime të ashpra ndaj të zgjedhurve të popullit për mos- miratimin në kohë të masave nga pakoja e pestë. Nëse nuk votohen ligjet, dyfish më shumë qytetarë do të lëshohen në pushim të detyrueshëm dhe do të mbeten pa rroga. Ndihma e paraparë është për rreth 30 mijë kompani dhe do të përfshijnë rreth 120 mijë punëtorë.

Alsat

Continue Reading

Trending