Connect with us

Business

MKRS-ja ndan 500 mijë euro për programet për Tregun e Punës, për 400 të rinj punëkërkues

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, dhe Përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Maria Suokko, kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, konkretisht programit të praktikës në punë në Kosovës.

Programi do të ndihmojë rreth 400 të rinj të regjistruar në Agjencinë e Punësimit, si punëkërkues që të bëjnë praktikë në punë, në sektorin privat por edhe në institucione publike dhe kështu të aftësohen profesionalisht, ndërkaq, financimin për 6 muaj do ta bëjë MKRS-ja me një fond prej gjysmë milioni euro, që do të zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Do të synohen ato kompani dhe ato institucione të cilat pas përfundimit të punës praktike do të kenë mundësi të ofrojnë mundësi të punës më afatgjatë.

Me këtë rast, Ministrja Dumoshi, ka vlerësuar se nëpërmjet kësaj marrëveshje, bëhet e mundur përkrahja e të rinjve në tregun e punës, dhe se MKRS-ja ka treguar gatishmëri të përfshihet në këtë kontribut për mbështetjen e të rinjve të Kosovës.

“Ne jemi befasuar sivjet, ndonëse kohë pandemie, por interesimi i të rinjve për programet e MKRS-së ka qenë shumë i madh. Vetëm në fushën e edukimit për ndërmarrësi, ne kemi paraparë të certifikojmë 400 të rinj, por për shkak të interesimit të lartë, kemi shpërndarë mbi 1200 certifikata për të rinjtë. Për planet për vitin e ardhshëm ne do të rrisim buxhetin për trajnime për të rinjtë. Duke e parë tërë këtë interesim si dhe vështirësitë që kanë të rinjtë, ne bazë të kapaciteteve që kemi për këtë vit, kemi kontribuuar për të rinjtë në punën praktike që t’i ndihmojmë ata”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Suokko, shprehu falënderimin e ministres Dumoshi dhe të MKRS-së për besimin ndaj UNDP-së, që ajo ta zbatojë projektin për Tregun e Punës.

“Për shkak të pandemisë, të rinjtë janë ndër më të prekurit dhe kjo përkrahje që po jepni do të jetë e dobishme për ta, andaj ju falënderoj për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë që në kohë krize keni ndërmarrë veprime për përkrahjen e të rinjve”, u shpreh Suokko.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

​Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje dhe një pako e re nga Qeveria

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka po kërkon nga qeveria e re më në krye Albin Kurtin zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose miratimin e një pako të re stimuluese financiare për bizneset dhe qytetarët e afektuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, thonë se kjo ministri aktualisht është duke e analizuar situatën në lidhje me dëmin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19 dhe ndërhyrjet e mundshme që kjo ministri mund të ndërmarrë për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi.

Drejtori Zeka thotë se ligji aktual që është në fuqi për rimëkëmbje ekonomike meqenëse ishte kundërshtuar nga partia tashmë në pushtet, tash sipas tij, janë krijuar rrethanat ideale që qeveria të bëj plotësim ndryshimin e ligjit aktual ose të nxjerr një pako të re që do t’i përfshinte edhe vërejtjet që Vetëvendosje i ka pasur para disa muajsh, derisa kanë qenë pjesë e opozitës në dhjetor.

Zeka shton se bizneset kanë nevojë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e shtetit për aq kohë sa afektet e pandemisë vazhdojnë edhe më tutje.

Zeka: Ende nuk është parë zbatimi i ligjit nga ana e Qeverisë së re

“Sa i përket zbatimit të masave të cilat janë paraparë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike të aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar, besoj që një pjesë e këtyre masave mund të vazhdojnë të zbatohen edhe pse nuk është që kemi parë ende ndonjë prezantim nga ana e Qeverisë së re lidhur me këtë çështje, të vazhdimit të zbatimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. I njëjti megjithatë, ai ligj është në fuqi, por meqenëse

tash qeverinë e drejton një forcë politike e cila nuk ka votuar në favor të këtij ligji në dhjetor, me shqetësimin se ligji në fjalë nuk adreson në mënyrë të duhur të gjitha dëmet e shkaktuara nga pandemia Covid-19, atëherë janë ndoshta rrethanat ideale që qeveria e re ose të ndryshoj përmbajtjen e ligjit aktual ose të shtyjë përpara një ligj të ri, i cili pastaj do t’i përfshinte edhe vërejtjet që ata kanë pasur para disa muajsh derisa kanë qenë pjesë e opozitës. Në çfarëdo rrethana bizneset kanë nevojë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e shtetit për aq kohë sa afektet e pandemisë vazhdojnë edhe më tutje, për aq kohë në shumë sektor kemi ende kufizim ekonomik, qoftë për shkak të orarit të punës dhe për aspekte të tjera që ndërlidhen me kërkesën në treg”, deklaron Zeka.

Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti sugjeron Qeverinë e re që të nxjerrë masa stimuluese mbështetëse për sektorin privat përkitazi me masat kufizuese.

Ahmeti: Sugjerimi im është që të nxjerrën masa stimuluese

“Qeveria e re ka para vetës një ligj për rimëkëmbjen ekonomike, funksionaliteti dhe zbatimi i të cilit nuk është i kënaqshëm, miliona euro të premtuara që derivojnë nga ky ligj nuk kanë arritur që të futen në sektorin privat dhe realisht të gjenerojnë në rimëkëmbjen ekonomike. Prandaj, Qeveria e re duhet të zgjedhë rrugën e plotësim ndryshimit të këtij ligji dhe nxjerrjen e mekanizmave të pakove stimuluese për ekonominë ose zbatimin në plotni të ligjit aktual i cili është. Sugjerimi im është që të nxjerren masa stimuluese përkitazi me masat kufizuese”, thotë Ahmeti.

Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi po konsideron se ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve me anë të një pakoje të tretë.

Skënderi: Pakoja e tretë duhet të jetë e domosdoshme për Qeverinë Kurti

“Konsideroj që pakoja e tretë, respektivisht pakoja për rimëkëmbje ekonomike do të duhej të jetë domosdoshmëri e qeverisë së re, sepse çdo qeveri ka objektivat e veta të caktuara, të cilat shprehen në konsistencë të zhvillimit ekonomiko-social, mirëpo edhe kur marrim parasysh që edhe vendet më të zhvilluara të botës janë duke bërë pako të tretë mbas kësaj situate të caktuar që pandemia i sjellë… Prandaj, mendoj që edhe qeveria e Kosovës ndoshta dhe besoj që do të aprovojë një ligj të rimëkëmbjes ekonomike kur dihet tash që pjesën dërmuese të legjislaturës e ka partia e cila ka fituar besimin e popullatës dhe shpresoj që nuk do të përsëritet e njëjta situatë sikurse vitin e kaluar kur ligji për rimëkëmbje ekonomike disa herë ka dështuar në parlamentin e Kosovës… Mendoj që nuk do të duhej të bëhet ose të lihet në dorë vetëm qeverisë, por të marrin pjesë të gjitha partitë tjera të cilat janë edhe në opozitë. Po ashtu të konsultohej edhe asociacionet e bizneseve, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afarizmit… Oda Amerikane, Akademia e Shkencave dhe Fakulteti Ekonomik”, thotë Skënderi.

Ekspertët vlerësojnë se veprimi i parë që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, krahas pakos stimuluese financiare është edhe sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Alsat

Continue Reading

Business

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kërkohet liberalizimi i tregut

Published

on

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, ka shqetësuar bizneset, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke shtuar se duhet të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i tregut në mënyrë që të rritet konkurenca, që siç thotë ai do të ketë edhe oferta me çmime më të mira.

Në një intervistë për media, Shahini ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shqetësim i madh për qytetarët, bizneset, pasi që energjia është një ndër shtyllat kryesore që merr pjesë në shërbim apo prodhim.

“Mendon se energjia elektrike është një trend në gjihë botën dhe në Kosovë kjo ka rrit shqetësime të mëdha prandaj liberalizimi sa më i shpejtë i tregut për furnzimin të energjisë elektrike do të futë konkurencën. Në konkurencë mund të kemi edhe oferta më të mira edhe çmime më të mira dhe kjo do të jep mundësi jo sipas ligjeve aktuale por duhet të ndryshohen ligjet që secilin qytetar të blenë atje ku e ka më lirë, dhe ligjet aktuale që janë të limituara dhe bizneset se ku mund ta blenë energjinë elektrike.Prandaj paralajmërimi për rritje të çmimit të energjisë elektrike është një shqetësim i madh për qytetarët, për bizneset sepse energjia është një nga shtyllat kryesore që merr pjesë në prodhim apo shërbim”, tha Shahini.

Shahin tutje tha se Qeveria përmes rregullatorit duhet të shikon saktë se për çfarë po kërkohet rritja e çmimit të energjisë, e njëra prej masave kryesore që duhet ta ndërmerr është liberalizimi i tregut, që operatorët ekonomik ta blenë atje nuk është më lirë.

“Qeveria duhet që përmes rregullatorit të shikon saktë se pse kërkohet rritje të energjisë elektrike prej 40%. Duhet të shikohet se cilat janë masat që mund t’i merr që mos të rritet, masat që duhet t’i merr janë liberalizimi i tregut që operatorët ekonomik të kenë të drejtë secili të blenë energjinë atë ku e gjenë më lirë dhe jo t’i jepet dikujt monopol dhe t’i merr pengë licencat dhe të ju ofron qytetarëve të vetë energji sipas atij që e ka përfitimin, por duhet të jepet mundësia që të liberalizohet tregu, të liberalizohen ligjet dhe qytetarët të blejnë energji atje ku e gjejnë më lirë”, u shpreh ai.

Alsat

Continue Reading

Business

Njihuni me Këmbimin Valutor, 11 prill 2021

Published

on

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re një rënie e lehtë e Dollarit dhe Paundit Britanik. Ndërkohë Euroja dhe Franga Zvicerane kanë shënuar rritje të lehtë.

Më poshtë do të gjeni kursin e këmbimit valuator të përditësuar:

Dollari:                                 Blihet 103.1                   Shitet 103.8

Euro:                                    Blihet 122.7                    Shitet 123.3

Paundi Britanik :                  Blihet 141                    Shitet 142.3

Franga Zviceriane:               Blihet 111                    Shitet 111.9

Alsat

Continue Reading

Trending