Maqedoni
Mjekët thirrje qytetarëve: Respektoni masat dhe rekomandimet shëndetësore – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Janë në linjën e parë të frontit, por betejën 9 muajsh tani më po e mbajnë me forcat e fundit. Mantel bardhët shprehen se janë të lodhur fizikisht me punën e përditshme të pacientëve me CoVid-19. Por, lodhjen psikike e shprehin kur qytetarët të gjithë fajin e kësaj situate ua hedhin atyre. Në Spitalin “8 Shtatori” ku mbi 100 pacientë janë të shtruar me virusin korona dhe mbi 200 të tjerë marrin çdo ditë shërbime ambulantore, personeli mjekësor kërkon mirëkuptim.
E kam patjetër të pranoj sado që të përpiqemi dhe sado që të jemi në numër nuk mund të jenë të pranuar të gjithë në të njëjtën kohë, prandaj shkaktohet revoltë e madhe. Kjo është njëra anë, kurse pacientët që presin për kontrolle ditore bëjnë turma të mëdha, prej tyre kemi shumë lëvdata por edhe kritika. Kinse me qëllim i kemi diagnostikuar me kovid për ndonjë qëllim, por dëshmoj se si tek ne ashtu edhe tek spitalet e tjera nuk është e vërtetë – deklaroi Vllatko Aleksov, Udhëheqës i Qendrës Emergjente.
Heronjtë e kësaj lufte biologjike iu bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet shëndetësore për të parandaluar infektimin përpara se të sëmurën për tu kuruar në sistemin që tani më është në prag të kollabimit. Se po përbuzët mundi i tyre, rrëfejnë edhe infermierët, të cilët janë shumicën e kohës me pacientët, të cilët luftojnë për jetë a vdekje.
Ndonjëherë edhe me lot shprehemi për gjithë atë që ndodh nëpër kovid qendra. Infermieret janë 24 orë kujdestari në reparte të ndryshme, përmes orarit të rotacionit hynë nëpër dhomat e pacientëve. Studimet tregojnë se infermieret kalojnë kohën më të gjatë me pacientët, rreth 4 orë gjatë ditës pavarësisht se jemi në kohë krize zë pandemisë roli i infermierëve është vendimtar”, u shpreh Gordana Bisliovska, Kryeinfermiere.
Virusi korona nuk ka kursyer as personelin mjekësor. Që nga fillimi i pandemisë e deri në fillim të dhjetorit janë infektuar rreth 360 mjekë, infermierë, laborantë dhe staf tjetër të angazhuar në të gjitha klinikat infektive, repartet spitalore dhe kovid qendrat e vendit.
Adnan Qaili
You may like

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e fundit, këngëtarja 57-vjeçare tërheq vëmendjen me ‘look-un’ e saj

Anjeza nuk i reziston shijes së “VIPA Chips” në BBVK: Këto me ketchup i kam të preferuar










