Connect with us

Shendetsi

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja ngrin marrëdhëniet me presidentin Pendarovski

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një postimi në Facebook ka kritikuar presidentin e vendit Stevo Pendarovski duke bërë të ditur se VMRO-ja tashmë ka ngrirë marrëdhëniet me të parin e vendit, transmeton Alsat.

– Advertisment –

“Stevo Pendarovski ka humbur kredibilitetin për organizimin e takimeve të liderëve, pas një serie skandalesh në punën e tij, duke përfshirë dëshminë e reisit si dhe pas dhënies së mandatit për Zoran Zaevin, pa dëshmi se i njëjti kishte siguruar shumicë parlamentare, VMRO-DPMNE ka ngrirë marrëdhëniet me Pendarovskin”, shkruan Mickoski.

Mickoski kërkon takim mes krerëve të partive në pushtet dhe opozitës, ku mes tjerash do të diskutohet për bisedimet me Bullgarinë, situatën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 si dhe për kërkesën e opozitës për qeveri teknike.