Showbiz
Mes thashethemeve për ndarjen nga Beatrix, Donald shfaqet në krahët e një vajze sipërmarrëse nga Tirana në festën e BBV
Published
5 years agoon
By
admin
Lajmi për ndarjen e Beatrix dhe Donald u zbeh shpejt, kur në rrjet qarkulluan fotot e aktorit përqafuar me një vajzë.
Festa private e organizuar “Post Big Brother VIP” ndryshoi menjëherë ekuilibrat e çiftit që u krijua në shtëpi.
Me aq sa kemi mundur të mësojmë, Beatrix ka shkuar vonë në festë dhe është larguar vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur.
Shkak për këtë duket se është bërë konflikti me të dashurin e saj. Por nga ana e tij, Donaldi jo vetëm nuk është shfaqur i mërzitur, por e ka shijuar festën deri në minutën e fundit. Aktori u ngjit në skenë dhe këndoi këngën që i ka dedikuar Bora Zemanin. Por ajo që nuk u pa as në videot e as në fotot e publikuara në rrjetet sociale është vajza që i rrinte përkrah përgjatë gjithë kohës Donaldit.
Foto: Instagram
Ndonëse finalisti i Big Brother erdhi i shoqëruar nga i vëllai i tij binjak, dhe këngëtari Elgit Doda, shpejt në tavolinë iu bashkua dhe vajza që thuajse askush nuk e njihte në publik, por në botën e biznesit dhe në jetën sociale të Tiranës është mjaft e njohur.
Panorama Plus ka mundur të mësojë se vajza përkrah aktorit është Orgesa Kalemi dhe është një biznesmene e njohur në Tiranë.
32-vjeçarja ka qenë e ftuar në festë nga Lori Hoxha, si një nga mikeshat e saj dhe duket se aty ka përfituar për të kaluar kohë me Donaldin. Orgesa gjithashtu është vajza brune simpatike e apasionuar pas udhëtimeve dhe jetës luksoze. Në rrjetet e saj sociale ka poza nga udhëtimet e shumta, ku shfaqet sensuale. Edhe pse e re në moshë, Orgesa është administratorja e një biznesi në Tiranë, biznes ky që i lejon jetën luksoze, por edhe miqësinë me VIP-a dhe emra të njohur nga bota e medias.

Foto: Orgesa Kalemi/Instagram

Foto: Orgesa Kalemi/Instagram
You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali










