Connect with us

Showbiz

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk mund të fshehin lumturinë, derisa shijojnë darkën romatike në Santa Monica

Published

on

Me një vajzë të re në krah dhe albumin e suksesshëm, Machine Gun Kelly ka shumë arsye për të qenë i buzëqeshur.

Gjatë ditës së premte, çifti i njohur janë parë duke shijuar darkë romantike në Santa Monica, shkruan Daily Mail.

Ata kanë bërë gjashtë muaj së bashku, teksa lumturia dhe buzëqeshjet në fytyrat e tyre janë të pashmangshme.

Në këtë gjendje kanë qenë edhe gjatë daljes së tyre nga një restorant, ndërsa u drejtuan në makinë.

Dyshja sikurse edhe herëve të tjera, kanë qenë të veshur me plot stil, teksa u përqafonin mes vete.

Ditë më parë para kësaj ngjarje, ish-bashkëshorti i Megan, Brian ka deklaruar se janë ndarë në mënyrë paqësore.

Aktorja dhe Brian kanë kontakte të mira, për shkak të kujdesit të përbashkët për tre fëmijët e tyre. /Telegrafi/