Connect with us

Sport

Mediat: Shkarkohet Poketinjo, gëzohet Man. Junajted – Alsat

Published

on

Maurisio Poketinjo i ka ditët e numëruara në krye të stafit teknik te Paris Sen Zhermeni, posaqërisht tani pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Parisienët e fituan lojën e parë ndaj Real Madridit dhe ishin në avantazh përkohësisht edhe në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales. Mirëpo, “Los Blancos” bënë përmbysje të pabesueshme në pjesën e dytë për të fituar në fund 3:1 dhe me këtë rast shkuan vetë në çerekfinale.

Mediumi britanik “The Telegraph” raporton se ish-trajneri i Totenhamit mund të shkarkohet shumë shpejt nga parisienët. Nëse ndodh kjo vërtet, atëherë gjatë verës mund ta shohim atë duke e marrë në dorë Mançester Junajtedin, një klub që po e pret gati një vit.

Alsat