E përditshmja gjermane “Bild” ka drejtuar Robert Levandovskin larg Bajern Munihut. Mësohet se Man. Junajtedi është gati t’i ofrojë atij një kontratë solide për ta bindur që të luajë në Premier Ligë.
Sulmuesi polak, me tre gola në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, kontribuoi në debaklin e Salzburgut në “Allianz Arena” pran rezultatit 7:1. Ai ka luajtur në nivelin më të lartë në sezonet e fundit, por tani për tani nuk dihet asgjë për të ardhmen e tij në Munih.
Bajerni ka një politikë dhe hierarki të qartë, negociatat do të jenë të vështira për të dyja palët dhe sigurisht që do të ketë një ofertë për Levandovskin. Pyetja është nëse do të kënaqë orekset e golashënuesit 33-vjeçar.
Ndryshe Levandovski është në formë të jashtëzkonshme dhe me siguri mund të luajë edhe tre sezone të tjera në nivel të lartë dhe për këtë arsye ai pret të ketë të njëjtat të ardhura edhe një kontratë të re deri në vitin 2025.








