Showbiz
Me një video duke kërcyer, Adriana Matoshi i del në mbështetje mësimdhënësit nga Vushtrria që u bë viral në TikTok: Mos e ndal vallëzimin për askënd
Published
5 years agoon
By
admin
Një mësimdhënës nga Vushtrria u bë viral në rrjetin social TikTok me vallëzimin e tij duke marrë kështu vëmendje të madhe.
Bëhet fjalë për Lulzim Paci, i cili tashmë ka fituar epitetin si “Profa i TikTok-ut”, por jo të gjithë e mirëpritën videon që ai realizoi.
Paci u kritikua dhe pranoi komente negative duke përfshirë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, megjithatë disa fytyra publike i dolën në mbrojtje dhe e mbështetën veprimin e tij.
Foto: Adriana Matoshi/Instagram
Ishte aktorja dhe deputetja e Kuvendin të Kosovës, Adriana Matoshi e cila ka realizuar një video teksa shihet duke vallëzuar dhe bashkë me të ajo ka shkruar edhe një status të gjatë në të cilin e përkrahu mësimdhënësin.
Matoshi tha se nëse kjo do të ndodhet në ndonjë vend të huaj të gjithë do ta përkrahnin.
Ajo ndër tjera shtoi se i gëzohet faktit që edhe përkundër pandemisë e izolimit njerëzit gjejnë motivin për me reflektu pozitivitet dhe me u argëtua në mënyrën e vet.
Duke iu drejtuar mësimdhënësit, aktorja e njohur tha që ai nuk duhet ta ndal vallëzimin për askënd.
Më poshtë postimi i plotë i Adriana Matoshi pa ndërhyrje:
Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe.
Unw jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.
Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”…
Ne fund te dites ti je PROFESOR.
Mos e nal vallzimin per kerkon.
Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo.
Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.
#meProfen
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










