Showbiz
Me fanellën e Arsenalit që mban emrin e tij, Granit Xhaka del në mbështetje të Donald Veshajt për finalen
Published
5 years agoon
By
admin
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka dalë në mbështetje të Donald Veshaj për finalen e Big Brother VIP.
Aktori që bërë bujë të madhe brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, është njëri nga katër finalistët e edicionit të parë VIP të shout real televiziv, së bashku me Ilir Shqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira.
Mesfushori i Arsenalit i ka dalë publikisht në mbështetje Donaldit për të dalë triumfues në Big Brother VIP.
(Foto: Screenshot/BBV/TopChannel)
Ai e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën ka të veshur një fanellë të Arsenalit që ka emrin e protagonistit të BBV.
“Donald së pari më lër të flas. Sukses në finale, jemi me ty”, dëgjohet duke thënë Xhaka në videon e shpërndarë në InstaStory, ndërsa krahas banorit të famshëm e ka etiketuar edhe vëllanë e tij, Romeo Veshaj. /Telegrafi/
You may like

A e dini se quhet në të vërtetë Bejta? Banori i BBVK-së zbulon emrin e tij

“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, reagimi i Leonora Jakupit ngjall kureshtje

Arjola Demiri flet për përvojën e saj personale: Rasti i Arlinda Zekajt mund të ishte parandaluar

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e fundit, shfaqet me një fustan me shkëlqim me dekolte të hapur

Tensione në familjen e Dolly Parton, nipi del në mbrojtje të motrës pas largimit nga muzeu

Irina Shayk me kostum djallëzor, Bradley Cooper zgjedh pamjen e skeletit për Halloween










