Maqedoni
“Mbrojtja e popullsisë”, të martën në plenare?
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
22.10.2020 15:01
Nëse ka harmonizim të qëndrimeve rreth ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse do të zbardhet të hënën. Nisma në rend dite në seancë plenare do të jetë më së shpejti, ditën e martë. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Bazuar në kërkesat pasuese ose paraqitjet pasuese të grupeve parlamentare në media, ditën e hënë do të mund të koordinohemi që në qoftë se kanë pajtueshmëri, në seancën e 27 tetorit mund të gjendet në rend dite.”-tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Ndërkohë partitë kanë vazhduar të përplasen mes tyre. VMRO-DPMNE-ja thotë se ligji nuk përmban asnjë masë konkrete dhe nuk të votojë “për”.
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së për këtë çështje e ndjeshme do të bëjë kuorum, do të marrë pjesë në seancë, do të votojmë të përmbajtur sepse përsëri nuk hasëm në vullnetin e mirë të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bisedohet për masa të caktuara”-theksoi Nikolla Micevski, koordinator grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
Për LSDM-në, kjo sjellje joserioze e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është në dëm të shëndetit të qytetarëve.
Kur përballemi me valë të re të virusit korona, kur tek ne, në rajon dhe në vendet evropiane mbushen spitalet, kur numri i të prekurve rritet, VMRO-DPMNE-ja sërish si gjithmonë pengon dhe bën gjithçka të shtyjë miratimin e masave të nevojshme për menaxhimin e pandemisë“-tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së .
Ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse parashikojnë rregullimin e kompetencave të institucioneve dhe sanksionimin e shkeljes së masave mbrojtëse. Si masë parandaluese të përhapjes Qeveria propozon përdorimin e maskave në ambient të hapur, kufizimin e grumbullimit në ambiente publike dhe kufizimin e takimeve familjare.
Fatlume Dervishi
You may like

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Zendaya rikrijon pamjen ikonike të Halle Berry, Hailey Bieber zgjedh kostumin e engjëllit










