Maqedoni
Mbetet e paqartë se kush qëndron pas sabotimit të tubacioneve të gazit Nord Stream që lidh Rusinë dhe Gjermaninë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Mbetet e paqartë se kush qëndron pas sabotimit të tubacioneve të gazit Nord Stream që lidh Rusinë dhe Gjermaninë. Kështu ka deklaruar prokuroria suedeze, e cila po heton ngjarjen, raporton “Reuters”.
“Ne punojmë pa kushte dhe kthejmë çdo gur, duke mos i lënë asgjë fatit ,” siguroi prokurori Mats Ljungqvist.
“Shpresojmë të arrijmë të konstatojmë se kush e ka kryer krimin, por duhet theksuar se kjo ndoshta do të jetë e vështirë duke pasur parasysh rrethanat”, sqaroi ai.
Tre rrjedhje në Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 u zbuluan brenda pak orësh më 26 shtator. E para prej tyre u zbulua në Nord Stream 2 pranë ishullit danez të Bornholm. Më pas u regjistruan dy rrjedhje nga Nord Stream. Agjencia Daneze e Energjisë njoftoi se një sasi e madhe gazi kishte hyrë në det. Më vonë, sizmologët suedezë raportuan se kishin regjistruar dy shpërthime përgjatë rrugëve të gazsjellësit. Disa ditë më vonë, roja bregdetare suedeze zbuloi një rrjedhje të katërt në objekte.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë quajtur sulmet e tubacionit të shtatorit 2022 një “akt sabotimi”. Nga ana e saj, Moska fajësoi Perëndimin dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të kryejë një hetim të pavarur . Asnjëra palë nuk ka ofruar prova për pretendimet e tyre.
Si Suedia ashtu edhe Danimarka, të cilat kryen një hetim, arritën në përfundimin se katër rrjedhjet e Nord Stream 1 dhe 2 ishin shkaktuar nga shpërthime. Megjithatë, ata nuk specifikuan se kush mund të jetë përgjegjës për aksidentin.
Vendet perëndimore, duke përfshirë Gjermaninë, kanë reaguar me kujdes ndaj hetimeve për shpërthimet që goditën tubacionet e gazit të Rusisë Nord Stream vitin e kaluar, duke thënë se ata besonin se ishin një akt i qëllimshëm, por duke refuzuar të thonë se kush besonin se ishte përgjegjës.
Muajt e fundit, janë shfaqur disa hetime gazetareske që flasin për një gjurmë pro-ukrainase, edhe pse pa asnjë provë për një lidhje me Kievin.
Në mars , gazetari investigativ amerikan Seymour Hirsch tha se CIA-s dhe inteligjencës gjermane i ishte kërkuar të përgatisnin një version alternativ të shpërthimit të gazsjellësit Nord Stream 2.
Sipas një artikulli tjetër të Hirsch të botuar më 8 shkurt, eksplozivët u vendosën nën tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 të Rusisë nga zhytësit e marinës amerikane me ndihmën e specialistëve norvegjezë nën mbulesën e stërvitjes ushtarake BALTOPS 22 qershorin e kaluar. Një burim anonim pohoi se presidenti amerikan e autorizoi personalisht operacionin pas nëntë muajsh diskutime me zyrtarë të sigurisë së administratës. Hirsch pretendon se Biden e shtyu sabotimin e tubacioneve të gazit Nord Stream nga qershori në shtator 2022 nga frika.
Shtetet e Bashkuara i kanë mohuar pretendimet e Hirsch si krejtësisht të rreme dhe një sajesë të plotë.
Rusia kërkoi që gjetjet e gazetarit për këtë rast të diskutoheshin në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s.
You may like

Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim










