Showbiz
Matt Damon shoqërohet nga vajza në ceremoninë e modës, Isabella shkëlqen me fustanin e argjendtë
Published
3 days agoon
By

Aktori Matt Damon u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve CFDA në New York, i shoqëruar nga vajza e tij, Isabella Damon, e cila tërhoqi vëmendjen me paraqitjen elegante në tapetin e kuq.
Isabella, e cila këtë verë nënshkroi kontratë me agjencinë e modelimit IMG Models, kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë argjendi, me detaje në formë rombi dhe thekë përgjatë mëngëve dhe pjesës së poshtme.
Ndërsa aktori 56-vjeçar u paraqit me një kostum të zi elegant.
Matt me vajzën e tij
Të dy kishin veshur krijime të Ralph Lauren.
Në një intervistë për revistën People, Damon bëri shaka se ai dhe vajza i japin këshilla njëri-tjetrit se si t’u përgjigjen më seriozisht pyetjeve.
Isabella tha se prej kohësh e ‘mëson’ të atin, derisa aktori e komplimentoi, duke shprehur kureshtjen për të parë se çfarë do të arrijë ajo në jetë.

Gjatë mbrëmjes, Damon pati edhe një rol në ceremoni, ku ndau çmimin për stilistin më të mirë amerikan të modës për meshkuj.
Isabella studion në Universitetin e New Yorkut (NYU) që nga viti 2024, ndërsa këtë verë nisi edhe rrugëtimin në industrinë e modelimit.

Aktori ka edhe dy vajza të tjera me bashkëshorten Luciana, Gian dhe Stellan. /Telegrafi/

You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali










