Connect with us

Maqedoni

Maska e detyrueshme edhe në ambiente të hapura, kufizohet numri i mysafirëve në një familje

Published

on


Qeveria vendos që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme si në ambiente të hapura ashtu dhe të mbyllura. Ky vendim i organit ekzekutiv bazohet në praktikat e vendeve nga rajoni dhe më gjerë. Ndalohet edhe grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00 dhe ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa tjera banimi nëpër ahengje familjare.

Qeveria:

Mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të hapura dhe të mbyllura
Ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00
Ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa të tjera banimi nëpër ahengje familjare

Maskat nuk do të jenë të obligueshme për shoferët që ndodhen vetëm në makinë dhe me anëtarët e familjes si dhe fëmijët deri në moshën 6 vjeçare. Nevojë për maska nuk do të ketë as brenda objekteve gastronomike, por duhet ruajtur distanca dhe dezinfektuar rregullisht hapësirat.

Për zbatimin e këtyre masave Qeveria ka konstatuar se nevojitet të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Ngjitëse, procedurë kjo e cila i hap rrugën Qeverisë për të miratuar akte ligjore me zbatim të menjëhershëm. Qeveria nuk njofton kur propozim-ndryshimet do të dorëzohen në Kuvend. Ndërkohë autoritetet kanë apeluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë udhëtimit jashtë vendit, për shkak të rrezikut nga pandemia. Në Komision është diskutuar edhe për nevojën e një fushate e cila do t’i kujtonte qytetarët për lëvizje ndërshtetërore vetëm të nevojshme, posaçërisht pas fluksit të një ditë me parë në pikat kufitare me Kosovën dhe Serbinë.  Pavarësisht nismës rajonale, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë heq kushtin për PCR test negativ, madje autoritet serbe kanë limituar kohën e testit nga 72 në 48 orë. Qeveria serbe nuk paralajmëron një vendim të ri të paktën gjatë kësaj jave.

Adrian Kerimi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending