Maqedoni
Mariçiq: Partitë s’do ta zgjedhin kryeprokurorin
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
25.09.2020 14:38
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq deklaroi se nuk do të ketë prokuror publik me propozim të partive politike. Përgjigja e tij ishte ndaj kërkesës së opozitares VMRO-DPMNE që kryeprokurori publik të zgjedhjet me propozimin e tyre.
“Nuk besojmë se është formë e mirë zgjedhja e prokurorit publik me marrëveshje mes partive. Kishim një përvojë para disa vitesh me Prokurorinë Speciale Publike të cilën më pas opozita e kritikonte. Zgjedhja e prokurorit publik është kategori kushtetuese. Kjo definohet me Kushtetutë dhe për t’u ndryshuar, nevojitet ndryshim i Kushtetutës. Nuk besoj se në këtë moment, ky është prioritet. Kemi prokuror të mirë shtetëror dhe ai mund ta përfundojë punën sipas ligjit edhe pa ndryshim të Kushtetutës edhe pa ndryshim të prokurorit shtetëror”, u shpreh Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë










