Maqedoni
Pahor: Të mos shtyhet fillimi i negociatave, konferenca ndërqeveritare të mbahet sa më parë
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
25.09.2020 15:00
Me pretendimin se nuk duan të përçojnë asnjë mesazh politik, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe nikoqiri, Stevo Pendarovski vendosën kurora lulesh pranë varrit të Goce Dellçevit. Ky gjest u bë gjatë vizitës “Jo të rastësishme” siç e cilësoi vetë presidenti slloven, në kohën kur pikërisht Goce Dellçevi është një nga çështjet më kontestuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Vizita te varri i Goce Dellçevit është pjesë e Protokollit që ka propozuar Maqedonia e Veriut dhe nuk kam asnjë dyshim ta bëjë këtë – u shpreh Borut Pahor, President i Sllovenisë.
Mos guxoni të mendoni se në këtë kontekst politik lidhur me negociatat me BE-në, qëllimisht e kemi vendosur Goce Dellçevin në agjendë! Vizita tek varri i tij është pjesë e protokollit shtetëror dekada me radhë kur vijnë krerë të shteteve të tjera në vizitë -u shpreh Stevo Pendarovski, President.
Pahor theksoi se konferenca e parë-ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të mbahet sa më parë, ndërsa shtyrja do ta vështirësonte gjetjen e kompromisit mes Shkupit e Sofjes.
E kuptoj se disa shtete fqinje kanë dyshime shtesë, pikërisht për këtë dua haptazi të them se tani është koha e vërtetë si për solidaritetin mes 27 shteteve anëtare ashtu edhe për diplomacinë, të bëjnë çmos që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më parë, pa shtyrje. E di sa është e ndjeshme çështja, por si mik, ju them se kur bllokoni bëhet edhe më e vështirë gjetja e kompromisit – tha Borut Pahor, President i Sllovenisë.
Pendarovski ndërkohë është optimist se nuk do të ketë bllokadë nga Bullgaria.
Kemi qëllim këto ditë sërish ta hapim kanalin e komunikimit me miqtë tanë në Sofje, që u mbyll shkaku i zgjedhjeve dhe pandemisë, do të intensifikohet puna e komisionit të përbashkët të historianëve – theksoi Stevo Pendarovski, President.
Komisioni i përbashkët i ekspertëve ende nuk ka caktuar datën e takimit. Ndërsa Kryeministri, Zaev paralajmëroi takim me homologun bullgar, Borisov para 10 nëntorit.
Anesa Salihu
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










