Connect with us

Sport

Maqedonia U21 barazon 1-1 me Izraelin – SHKUPI

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 u ndal në barazim 1-1 kundër Izraelit, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, i cili në vitin 2021 do të zhvillohet në Slloveni dhe Hungari.

– Advertisment –

Në stadiumin “Petar Milloshevski”, Maqedonia U21 barazoi 1-1, falë një goditje në sekondat e fundit nga Jani Atanasov. Mysafirët avancuan në minutën e 21-të, kur pas gabimit të portierit Riste Jankov, topi përfundoi te Eliasi i Izraelit, që shënoi nga afërsia.

Në fillim të pjesës së dytë, Izraeli nuk shfrytëzoi penaltinë, pasi që portieri Jankov ndaloi tentimin e Allmogut. Sfida e radhës për Maqedoninë U21, do të zhvillohet në transfertë, më 12 nëntor, në terrenin e Izraelit.

Alsat