Maqedoni
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nisën bisedimet për tejkalimin e dallimeve
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
09.10.2020 15:51
Me takimin e sotëm mes krye-diplomatëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë filluan bisedimet rreth dallimeve për historinë dhe gjuhën, që po e pengojnë vendin t’i nisë negociatat me BE-në. Zaharieva tha se Maqedonia e Veriut e ka patjetër ta pranojë realitetin historik rreth krijimit të popullit të sotëm maqedonas dhe ta zbatojë klauzolën gjuhësore të përcaktuar me marrëveshjen dypalëshe të vitit 2017-të.
“Bullgaria asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj asnjëherë nuk ua ka kontestuar të drejtën për vetë-identifikim. Prandaj është e papërshtatshme të paraqiten gjërat ndryshe, si para qytetarëve tanë ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Ashtu si i ka pranuar Bullgaria realitetet moderne politike, tani është e nevojshme Maqedonia e Veriut t’i pranojë realitetet historike lidhur me procesin e krijimit të identitetit të ri kombëtar”, deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.
Osmani tha se është koha që dy vendet të përballen me të gjitha ngjarjet historike dhe t’i sqarojnë dilemat.
“Kemi marrëveshje që e definon kornizën, kemi vullnet për miqësi mes dy vendeve për mbështetje të ndërsjellë. Bullgaria ka obligim ta mbështesë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi obligim të japim rezultate dhe t’i zbardhim të gjitha dilemat, që edhe pse tani i shohim si handikap shpejtë do t’i shohim si vlerë shtesë në marrëdhëniet tona”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
Nga Sofja, kryeministri bullgar, Borisov u shpreh optimist se procesi kompleks dhe i patjetërsueshëm i negociatave do të rezultojë me marrëveshje mes dy palëve para 10 nëntorit.
“Shpresoj Maqedonia e Veriut t’i merr garancitë e nevojshme edhe nga ne dhe ta vazhdojë rrugën drejt BE-së. Duhet të bëhen kompromiset e nevojshme, ashtu siç i kanë bërë shumë të tjerë. Jemi të obliguar për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme, të sigurojmë që Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor të mos pengohen në rrugën drejt BE-së. Me takimin e sotëm fillojmë bisedimet në të gjitha nivelet, që deri më 10 nëntor të kemi zgjidhje kompromisi. Është proces shumë kompleks, i shpejtë, i rëndësishëm dhe i patjetërsueshëm”, u shpreh Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.
Borisov komentoi rezolutën e fundit që ka mbërritur në Parlamentin Evropian, në të cilën përmendet partia Ilinden dhe pakica maqedonase në Bullgari, duke thënë se kjo gjë nuk ndihmon askënd, aq më pak në momentin që dy vendet duhet të bëjnë kompromise.
Anesa Salihu
You may like

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri










