Connect with us

Maqedoni

Maqedonia dhe Bullgaria në kërkim të zgjidhjes për kapërcim të dallimeve

Published

on


Bullgaria e konteston emrin e shkurtër të Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Kështu deklaron Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai po ashtu shtoi se të dy vendet kanë pritje të ndryshme edhe nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë e cila është nënshkruar më parë, e për këtë qëllim kanë formuar grupe të punës që të tejkalohen këto dallime. Osmani thotë se në qoftë se grupet punuese do të kenë vështirësi për të gjetur gjuhë të përbashkët, atëherë janë të gatshëm që t’i ndihmojnë ata.

Në tekstin e kornizës negociuese janë kontestuar dy momente, nën një emri i shkurtër, gjuha dhe natyrisht nevoja për të ndjekur implementimin e marrëveshjes gjatë gjithë procesit të negociatave, ata kërkojnë kapitull të veçantë për raportet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që do të thotë për implementimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë”-tha Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Pavarësisht çështjeve të hapura mes Shkupit dhe Sofjes, Osmani mbetet optimist se bisedimet me BE-në do të çelen deri në fund të vitit.

Natyrisht si parakusht për të hapur këtë mbledhje të parë, ose për fillim të bisedimeve, duhet të ketë konsensus për këtë tekst, për të cilën Bullgaria ka vërejtjet e saj dhe i ngrit atje. Prandaj janë këto bisedime që bëhen ndërmjet dy ministrive të jashtme të dy vendeve, për ti parë se cilat janë pritjet, cilat janë dallimet dhe ku mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët”-pohoi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

VMRO DPMNE-ja nga ana tjetër akuzon Zaevin se po e shkatërron identitetin maqedonas.

Goce është vija e kuqe e dinjitetit kombëtar maqedonas dhe për të nuk guxon që të ketë negociata, po ashtu edhe për gjuhën maqedonase, për të cilën Zaev pohonte se është garantuar me marrëveshjen të cilën e nënshkroi me Greqinë. Duket se gjithçka që tha Zaev është gënjeshtër dhe në çdo negociata të reja ai shkatërron copë pas cope indin maqedonas”-tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Pas deklaratës së një dite më parë të Zaevit se është i gatshëm të firmosë një deklaratë të re me Bullgarinë, nga VMRO përsëritën qëndrimin se çdo marrëveshje e re që mund ta cenojë gjuhën maqedonase dhe figurën e Goce Dellçevit do të prishet nga qeveria e cila do të udhëhiqej nga VMRO-ja.

Mefail Ismaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending