Connect with us

Maqedoni

Malësia e Sharrit, banorët druajnë nga dimri – Alsat

Published

on

Prej vitesh, rrugët në fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit pas reshjeve të borës, bllokohen dhe në mungesë të makinerisë për pastrimin në kohë,  banoren ngujohen nëpër shtëpi. Ata kërkojnë që Komuna e Tetovës të merr masa para kohe që bora mos t’i befasojë në mes të dimrit.

“Asgjë nuk presim të përmirësohet, hiç asgjë. Prej komunës asnjëherë nuk kemi pritur diçka, rruga është katastrofë e prishur nuk bëhet asnjëherë. Asnjë dimër nuk janë angazhu si duhet dhe s`do angazhohen edhe këtë herë, nuk besoj”

 “Normal po, presim se çdo rrugë ka qenë me vështirësi, normal presim më mirë të kujdesen me pastrime e me gjitha”

 “Po dimri normal e bën të veten dhe ka ngrica ja. Por thonë se koha do jetë e mirë sivjet e do ia kalojmë disi”

Nga komuna nuk tregojnë se si do të veprojnë këtë dimër me rrugët në malësi, por thonë se nuk do të lejojnë të përsëriten problemet e viteve tjera.

Për sivjet e kemi paraparë të mirëmbahen rrugët në 19 lokalitete. Kemi paraparë malësinë ta trajtojmë në formë pak më të veçantë shkaku i kushteve specifike të terrenit që janë atje që të mos na paraqiten probleme sikurse në vitet e kaluara”-tha Shpëtim Denjalli. Sektori për veprimtari komunale.

Sektori për veprimtari komunale, për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit do të ketë në dispozicion 6 milion denarë ndërsa janë angazhuar 19 ekskavatorë dhe maune për pastrim.

 

Bashkim Sulejmani                                                             

Maqedoni

Një javë shtesë për notimin e nxënësve – Alsat

Published

on

Shumë nxënës kanë mbetur pa u vlerësuar, pavarësisht se deri më 20 nëntor Ministria e Arsimit kërkoi që nxënësit të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Sipas mësimdhënësve, problemi kryesor që pengoi vlerësimin e nxënësve është mos prezenca e rregullt në mësim dhe mungesa mjeteve për punë. Madje, mësuesit thonë se vlerësimi i nxënësve nuk është i kënaqshëm sepse shumë prej nxënësve janë ndihmuar nga anëtarët e tjerë të familjes.

 

 

Pengesat për pjesëmarrje janë të paevitueshme kur flasim për probleme. Ka familje që nuk ka qasje, ka familje që nuk ka mundësi të ketë një mjet, edhe ky është problemi që është përcjell edhe te mos vlerësimi me kohë që është paraparë 20 nëntori, vlerësimi për gjithë nxënësit. Mundësia, kjo është e vlerësimit që besoj nuk do ishte një vlerësim ku do të bazohemi më tutje. Gjithçka do të besojmë , do të dëshirojmë të jetë kaluese dhe sa më shpejt ti kthehemi bankave shkollore”-tha Fitore Qirezi, mësuese në sh.f “7 Marsi”.

Përveç vlerësimit të nxënësve, mësuesit ankohen për punë shtesë administrative, kur bëhet fjalë për plotësimin e ditarit klasik dhe elektronik.

Besoj se e tepërt. Në përderisa jemi angazhuar të gjithë ti përfshijmë, ta realizojmë plan programin edhe ashtu të reduktuar, problemet ditore, mos kyqja, mos funksionimi i sistemit, të gjitha këto, e tash çështja e ditarit elektronik është ngarkesë e tepërt dhe e panevojshme”-pohoi Fitore Qirezi, mësuese në sh.f “7 Marsi”.

Nga Ministria  e Arsimit nuk u përgjigjën nëse do të shtyjnë afatin e vlerësimit të nxënësve dhe kur do të fillojnë kontrollet nga inspektorët nga arsimit. Jo zyrtarisht, Alsat mëson se të mërkurën, të enjten dhe të premten e javës që vjen, shkollat do të vizitohen nga inspektorët e arsimit për të parë nga afër nëse procesi mësimor online është realizuar ashtu siç ka paraparë dikasteri i Arsimit.

 

Melihate Rustemi                                          

Continue Reading

Maqedoni

Mbeturinat mjekësore nga qendrat e Kovid-19 asgjësohen në furrë 40-vjeçare të vjetër – Alsat

Published

on

Kriza me Kovid 19 ka rritur vëllimin e mbeturinave mjekësore që po dërgohen për asgjësim në deponinë Drisla të Shkupit ku digjen në furrën që është 40 vite e vjetër. Në nivel mujor në Drislla sillen 70 ton mbeturina mjekësore, ndërsa prej tyre 15 ton janë nga qendrat Covid. Të gjitha këto mbetje të rrezikshme dhe infektive as muajt e ardhshëm nuk do të asgjësohen në sistem të ri të mbetjeve mjekësore që shteti ka dështuar ta instalojë që nga viti 2012. Kryetari i Shkupit, Shilegov, para dy viteve paralajmëronte se furra e re do të vihet në funksion në verën e vitit 2018. Por kjo nuk ndodhi. Pse premtimi nuk është përmbushur? Shilegov jep këtë shpjegim:

Furra e re, përkatësisht autoklava për asgjësimin e mbeturinave mjekësore, është prokuruar. Megjithatë, duke qenë se jemi trashëgimtarë ligjor të situatës në Drisla dhe kemi trashëguar dokumentacion të parregullt ndërtimor, përkatësisht procedurë për lëshimin e lejes së ndërtimit, e njëjta është në vazhdim e sipër dhe pres që të përfundojë së shpejti”-tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Furra e vjetër e cila aktualisht i asgjëson mbetjet mjekësore nuk është as e servisuar rregullisht. Edhe pse kjo duhet të bëhet një herë në vit, këtë vit nuk është bërë.

Vetë situata dhe kriza me Covid 19 nuk na lejon ta bëjmë këtë, kështu që çdo ditë rritet theksi në mbrojtjen e furrës në mënyrë që të mos humbasë funksionalitetin dhe të mos shkaktojmë ndonjë problem tjetër. … “-tha Kosta Nachevski, drejtor i Drisla-s.

Nga Drisla premtojnë se sistemin e ri për trajtimin e mbetjeve mjekësore duhet ta presim në pranverë.

Igor Stefanovski

Continue Reading

Maqedoni

Zaev: Bllokada nga Bullgaria, befasi e pakëndshme – Alsat

Published

on

Vendimi i Sofjes për të bllokuar miratimin e kornizës negociatore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, midis Brukselit dhe Shkupit ishte një befasi e pakëndshme, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AFP. Sipas Zaevit, bllokimi i Bullgarisë është në kundërshtim me vlerat e BE-së, dhe shkaktoi shumë hidhërim, por ai përsëriti se çdo diskutim për çështjen e identitetit maqedonas do të thotë “linjë e kuqe”.

Është një çështje e vetëvendosjes, e cila është në zemër të projektit evropian. Ekziston një absurditet për të gjithë problemin. Dhe tani, kur Evropës iu desh të tregojë vlerat e saja evropiane, ata nuk e bënë këtë”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Për VMRO-DPMNE-në, fajtori kryesor për veton bullgare është pikërisht Zaevi, i cili, siç thonë, në shtëpi premtonte datë, ndërsa atyre iu ka premtuar histori, popull dhe një pakicë të përcaktuar nga shteti Bullgar. Opozita pyet nëse, përveç interesave kombëtare të shtetit, janë premtuar edhe marrëveshje biznesi.

A është e vërtetë që Zaev u premtoi njerëzve të caktuar, që gjatë rrugës për në BE, si pjesë e çmimit për sigurimin e mbështetjes nga qeveria bullgare do të jetë shitja e drejtpërdrejtë e aksioneve të caktuara shtetërore në institucionet shtetërore në pronësi të Maqedonisë dhe qeverisë, që duhet transferuar në kapital të biznesmenëve bullgarë, aksione për të cilat ata njoftuan shitje nga vetë qeveria e Zaevit? Këtu do të doja të theksoja pjesën në pronësi të Qeverisë në Telekom, transportin hekurudhor, TEC Negotino, Postat e Maqedonisë dhe disa kompani të tjera private?”-tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë Presidenti Stevo Pendarovski një ditë më parë tha se me politikën e mohimit të popullit dhe gjuhës maqedonase, Bullgaria tregon se nuk mund të dalë nga koha e Todor Zhivkovit, i cili është ideatori i qëndrimit se nuk ka popull dhe gjuhë maqedonase.

“Niveli vazhdon të ju bjerë.” Kjo është mënyra se si iu përgjigj eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev -Pendarovskit, duke thënë se Delçev, Gruev, Përliçev dhe të gjithë rilindasit e tjerë u identifikuan si bullgarë, sepse ndoqën udhëzimet e Zhivkovit.

ALSAT

Continue Reading

Trending