Connect with us

Maqedoni

Një javë shtesë për notimin e nxënësve – Alsat

Published

on

Shumë nxënës kanë mbetur pa u vlerësuar, pavarësisht se deri më 20 nëntor Ministria e Arsimit kërkoi që nxënësit të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Sipas mësimdhënësve, problemi kryesor që pengoi vlerësimin e nxënësve është mos prezenca e rregullt në mësim dhe mungesa mjeteve për punë. Madje, mësuesit thonë se vlerësimi i nxënësve nuk është i kënaqshëm sepse shumë prej nxënësve janë ndihmuar nga anëtarët e tjerë të familjes.

 

 

Pengesat për pjesëmarrje janë të paevitueshme kur flasim për probleme. Ka familje që nuk ka qasje, ka familje që nuk ka mundësi të ketë një mjet, edhe ky është problemi që është përcjell edhe te mos vlerësimi me kohë që është paraparë 20 nëntori, vlerësimi për gjithë nxënësit. Mundësia, kjo është e vlerësimit që besoj nuk do ishte një vlerësim ku do të bazohemi më tutje. Gjithçka do të besojmë , do të dëshirojmë të jetë kaluese dhe sa më shpejt ti kthehemi bankave shkollore”-tha Fitore Qirezi, mësuese në sh.f “7 Marsi”.

Përveç vlerësimit të nxënësve, mësuesit ankohen për punë shtesë administrative, kur bëhet fjalë për plotësimin e ditarit klasik dhe elektronik.

Besoj se e tepërt. Në përderisa jemi angazhuar të gjithë ti përfshijmë, ta realizojmë plan programin edhe ashtu të reduktuar, problemet ditore, mos kyqja, mos funksionimi i sistemit, të gjitha këto, e tash çështja e ditarit elektronik është ngarkesë e tepërt dhe e panevojshme”-pohoi Fitore Qirezi, mësuese në sh.f “7 Marsi”.

Nga Ministria  e Arsimit nuk u përgjigjën nëse do të shtyjnë afatin e vlerësimit të nxënësve dhe kur do të fillojnë kontrollet nga inspektorët nga arsimit. Jo zyrtarisht, Alsat mëson se të mërkurën, të enjten dhe të premten e javës që vjen, shkollat do të vizitohen nga inspektorët e arsimit për të parë nga afër nëse procesi mësimor online është realizuar ashtu siç ka paraparë dikasteri i Arsimit.

 

Melihate Rustemi                                          

Maqedoni

32 viktima dhe 820 raste me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Në 24 orët e fundit janë kryer 2 019 teste dhe prej tyre 820 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ose 41 per qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë e jetën edhe 32 pacientë, ndersa janë shëruar 895 persona.

– Advertisment –

Continue Reading

Maqedoni

Borisov: Negociata, jo në llogari të historisë – Alsat

Published

on

Një kompromis midis Shkupit dhe Sofjes është i mundur, por historia duhet të dihet, ka thënë kryeministri bullgar Bojko Borisov në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Sipas tij, Bullgaria dëshiron që Maqedonia të fillojë bisedimet e pranimit me BE-në gjatë kryesimit gjerman, por thotë se është i shqetësuar që në rezolutën e Parlamentit Evropian është ngritur çështja e pakicës maqedonase në Bullgari.

Nuk ka pakicë maqedonase në Bullgari. Çfarë pakice maqedonase duhet të ketë në Bullgari? Dhe meqenëse socialistët në Bullgari votuan për rezolutën në Parlamentin Evropian, ata padyshim gjithashtu besojnë se pakicë e tillë jeton me ne. Në vend që të kemi debat pozitiv në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne tani po shkojmë drejt një debati krejt tjetër. Më duhet të them se jam vërtet i shqetësuar për këtë’ deklaroi Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.

 Ndërkohë, Departamenti i Shtetit i SH.B.A.-së, përmes Ndihmës Sekretarit të Shtetit Filip Riker, i dërgoi një letër Kryeministrit Zoran Zaev, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të këmbëngulin në mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare midis Komisionit Evropian dhe Maqedonisë gjatë kryesimit gjerman, që do të thotë deri në fund të dhjetorit.

Ne ju inkurajojmë juve dhe vendet anëtare të BE-së të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështjet bilaterale jashtë procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe të bëjnë përparim në këto aspirata duke hapur dhe mbyllur kapitujt e negociatave’ pohoi Filip Riker, Ndihmës/sekretar i shtetit.

 Mesazhi nga Uashingtoni për të kërkuar një zgjidhje për çështjet bilaterale jashtë BE-së u shpërnda në Tëitter edhe nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Alsat

Continue Reading

Maqedoni

Aplikacioni “StopCorona”, i pasuksesshëm – Alsat

Published

on

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk është zbuluar përmes aplikacionit STOPKORONA. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Alsat se anketat epidemiologjike janë treguar me efikase se aplikacioni në fjalë. Gjatë lancimit në muajin prill të aplikacionit STOPKORONA, ishte thënë se që të ishte efektiv, aplikacioni duhej të instalohej nga së paku 250 000 qytetarë. Shifra e regjistruar deri në muajin gusht është disa herë më e ulët.

Ministria e Shëndetësisë
“Deri tani përmes këtij aplikacioni nuk është zbuluar asnjë rast pozitiv me virus korona.
Deri në muajin gusht ky aplikacion është instaluar nga 63 456 qytetarë. Duke pasur parasysh se qëllimi i këtij aplikacioni ishte që të përdorej si mjet shtesë për detektimin e rasteve nga ana e epidemiologëve dhe veçanërisht rekomandohej që të përdorej nga ana e shtetasve të huaj që vizitojnë vendin tonë … deri tani anketat epidemiologjike janë treguar si më efektive.”

Për dallim nga dikasteri i Shëndetësisë, nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, thonë se ky aplikacion ka qenë pjesërisht i suksesshëm. Megjithatë, shtojnë se nuk ka dhënë rezultate në qëllimin  parësor për të cilin është krijuar, por thjesht ka ndihmuar në informimin e qytetarëve për masat dhe protokollet.

Ministria për Shoqëri Informatike
“Më shumë ky aplikacion ka ndihmuar në informimin e qytetareve rreth masave, protokolleve dhe mënyrës se mbrojtjes nga Covid19, sesa drejtpërdrejtë alarmimin e qytetareve për izolim nga vatra të mundshme të infeksionit.”

Një nga problemet që u shfaq, vetëm një muaj pasi ky aplikacion u lëshua në përdorim, ishte dhënia e informacioneve të rrejshme nga ana e qytetarëve. Për të bindur qytetarët për dobitë e këtij aplikacionin u angazhuan edhe mjekët amë, megjithatë shumë hezitonin për shkak të sigurisë së të dhënave personale. Ky aplikacion supozohet që përmes GPS-së do të identifikoj të infektuarit 2 metra në afërsinë tonë.
Me të shpërthyer pandemia, shumë shtete krijuan aplikacione të tilla. Në Gjermani 20% e popullsisë, apo mbi 17 milion e instaluan detektuesin e të infektuarve. Në Indi një aplikacion i ngjashëm u shkarkua nga 100 milon banorë kurse në SH.B.A nuk ka asnjë aplikacion të vetëm kombëtar. Shumë pyetje mbeten pa përgjigje në lidhje me teknologjinë, efektivitetin, funksionalitetin e aplikacioneve të tilla.

Përgatiti: Evi Shkopi

Continue Reading

Trending