Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Liverpoolit dhe për zgjedhjet në Amerikë. Spanjolli u tregua shumë diplomat dhe dha një përgjigje të mirëmenduar.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ashtu si në zgjedhjet presidenciale të Amerikës të gjitha votat duhet që të numërohen. Kështu që ka shumë pikë në lojë”, – tha ai.
Numri një i stolit shpreson që të ngushtojë diferencën ndërmjet dy klubeve. Liverpooli kryeson renditjen, ndërsa Manchester City e ka nisur shumë keq sezonin e ri.








