
Maqedoni
Ligji për vaksinat nuk shqyrtohet në Kuvend – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Pavarësisht që vendi ka siguruar mbi 8 000 vaksina anti Covid nga Serbia, ato nuk do të mund të hyjnë në vendin tonë, derisa Kuvendi të bëjë ndryshime në Ligjin për Barna dhe ndihma mjekësore. Këtë e shpjegoi deputeti i shumicës, Nenat Kociq i cili kërkoi ndryshime të ligjit me të cilin aktualisht nuk munden vaksinat të hyjnë në qarkullim në vendin tonë.
Nevojitet ndryshim në ligjin për barna dhe ndihma mjekësore, me qëllim që të krijohen kushtet ligjore për miratimin dhe vendosjen në qarkullim të vaksinave kundër Covid-19, kur dorëzuesi i kërkesës nuk ka përfaqësi në territorin e Maqedonisë së Veriut, si dhe për krijimin e kushteve dhe miratimin e vendosjes në qarkullim, kur kërkuesi nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për kërkesën në bazë të nenit 20 të Ligjit për Barna dhe mjete mjekësore- deklaroi Nenad Kociq, deputet i LSDM.
Megjithatë Kuvendi sot nuk mundi të miratojë propozim ndryshimet e Ligjit për shkak se nuk kishte kuorum. Kjo për shkak të mungesës së dy deputetëve, pasi Darko Kaeski ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa pritet rezultati edhe për një deputet tjetër. Për mospasjen e kuorumit për punë, deputeti i LSDM-së Jovan Mitrevski ka akuzuar opozitën, e cila edhe pse e pranishme në Kuvend, nuk është futur në sallë.
Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, kur them e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mendoj edhe për Aleancën dhe Alternativën, mendoj edhe për të Majtën, sepse siç bënë VMRO-DPMNE ashtu bëjnë edhe ata, nuk marrin pjesë që të mos mund të fillojmë me punë. Sot në rend dite, siç tha para meje edhe deputeti Nenad Kociç është Ligji për barna, e cili është i lidhur drejtpërdrejtë me vaksinimin. Siç duket opozita nuk e ka me rëndësi as vaksinimin as shëndetin e qytetarëve, sepse sot nuk marrin pjesë dhe nuk japin mundësi të vazhdojë ky shtet të punojë në interes të qytetarëve- pohoi Jovan Mitrevski, LSDM.
Akuzave të Mitrevskit iu kundërpërgjigj deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, sipas të cilit, deputetët nuk futen në sallë për shkak të sjellës së pushtetit.
Për shkak se me 62 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Kultin e Demokracisë silleni sikur të keni 100 deputetë. Por nuk e keni të tillë punën praktike dhe gjendjen me numrin e deputetëve në Kuvend. Nëse opozita e plotë maqedonase e cila numëron 58 deputetë dhe nëse grumbullohet numri i të gjitha votave të fituara në zgjedhjet e fundit u dëshmon numër më të madh nga Ju duhet të pyeteni pse është ashtu dhe pse kjo opozitë nuk është në Kuvend- tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.
Në seancën e 30 të Kuvendit e cila duhej të fillonte sot, përveç ndryshimeve të Ligjit për Barna i cili duhet të mundësojë hyrjen e vaksinës Anti Covid në vend, në rend dite janë edhe Ligji për Regjistrimin, interpelanca e ngritur e VMRO-DPMNE-së, për zv/kryeministrin për Eurointegrime Nikolla Dimitrov dhe një sërë ligjesh të tjera.
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










