Connect with us

Business

“Ligji për bankat”, Hoxha: Qeveria diskutoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Published

on

Në mbledhje e djeshme Qeveria diskutoi rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila në mbledhjen e fundit me iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë, e shfuqizoi nenin 163 nga Ligji për Bankat, sipas të cilit Fondi për Sigurimin e Depozitave, i cili është krijuar që të garantojë sigurimin e pagesave të depozitimeve të kursimeve deri në 30.000 euro, është i pari që i paguan kërkesat kur një bankë falimenton.

– Advertisements –

“Me shfuqizimin e këtij neni është krijuar një vakum ligjor me çrrastë Qeveria miratoi konkluzë për nevojën e miratimit të një Ligji të ri me të cilin do të definohet interesi publik. Ministria e Financave në afat prej 15 ditëve të përgatisë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Bankat, në mënyrë që të plotësojë boshllëkun ligjor dhe të sigurojë mbrojtje të barabartë të kursyesve, në përputhje me ligjet evropiane”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Alsat