Connect with us

Business

Guvernatori i BQK-së: Kemi angazhuar ekspert për dukurinë e rritjes së çmimeve të sigurimeve

Published

on

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka raportuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti për të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020, i cili theksoi se BQK vazhdon t’i përmbush standardet e kërkuar për integrime evropiane.

Guvernatori Mehmeti tha se sektori bankar jo vetëm që ka arrit të përballoj pandeminë, por siç tha ai luajti një rol kyç në rimëkëm.

Ndërsa, shtoi se Raporti ka vlerësuar shumë pozitiv kontributin e BQK për procesin e integrimeve.

Deputeti nga VV-ja Eman Rrahmani në këtë Komision ka ngritur çështjen e normave të larta të interesit në institucionet mikrofinanciare, si dhe për rritjen e çmimit të sigurimeve për automjetet.

“Cilat janë masat që ka ndërmarr BQK për parandalimin e këtyre normave kaq të larta dhe për veprimin e dëmshëm për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve”, tha Rrahmani.

Deputeti Rrahmani adresoi edhe tërheqjen e dy licencave për dy institucioneve mikrofinanciare, por ndaj kësaj pyetje ka ndërhyrë kryetari i këtij Komisionit, Armend Muja, i cili tha se për këtë çështje flasin më vonë pasi sipas tij është çështje e ndjeshme.

Ndaj pyetjeve të deputetit Rrahmani për normat dhe shtrenjtimin e sigurimeve ma reaguar edhe deputeti nga PDK-ja Bedri Hamza ku kërkoi nga kolegët e tij që të respektojnë rendin e ditës dhe mos të bëjnë pyetje guvernatorit për të gjitha aktivitetet në BQK.

“Duhet t’i përmbahem rendit të ditës për Raportin e progresit, jo të flasim për të gjitha aktivitetet e BQK”, tha Hamza.

Guvernatori i Mehmeti duke i’u përgjigjur deputetit Rrahmani tha se çmimet do të rregullohen përmes liberalizimit të çmimeve.

“Normat e larta të interesit në mikrofinanca janë të larta. Sa i përket tarifave për kompanitë e sigurimeve, për këtë arsye janë angazhuar ekspert të fushës nga Banka Botërore, presim sivjet raportin e tyre për këtë sektor. Por, jemi edhe në proces të liberalizimit të çmimeve të tregut edhe sa i përket atyre të sigurimeve”, tha Mehmeti.

Në këtë Komision, zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli ka dalë në mbrojtje të industrisë së sigurimeve për rritjen e cmimeve rreth 26 përqind, pasi sipas tij rishikim të këtyre çmimeve nuk ka pasur që nga viti 2001, natyrisht sipas tij, mbajtja e atij niveli ose çmimeve do të ishte i pa përballueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

Deputetja Duda Balje ngriti çështjen e numrit të madh të automjeteve të pasiguruara dhe sfidën e anëtarësimit të Kosovës në Byron e Kartonit të Gjelbër.

Për, këtë Guvernatori Mehmeti tha se me këtë përqindje të lartë të automjeteve të pasiguruara në vend 25-30 përqind do të jetë i pa mundshëm anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër, edhe po të jetë Kosova vend anëtare e OKB-së që është kriter.

Ndërsa, Komisioni ka pa diskutim ka miratuar raportin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 06/L-091 të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. 

Alsat