Connect with us

Sport

Lids ka gati kontratën e re për Alioskin – SHKUPI

Published

on

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë dhe Lidsit, skuadra angleze është duke përgatitur kontratën e re për Ezgjan Alioski. Ky i fundit ishte në nivel të detyrë në përballjen e fundit të fituar nga Lidsi me 3-0 në terrenin e Aston Vilës, me çka ka bindur edhe trajnerin Marselo Biellsa se është një lojtarë kyç për të ardhmen e skuadrës angleze. Mediat në Angli shkruajnë se gati është kontrata e re, por detajet e saj nuk zbulohen ende. Alioski në fanellën e Lidsit ka zhvilluar 133 ndeshje, duke regjistruar, 20 gola dhe 16 asistime.

– Advertisment –

Alsat