Connect with us

Sport

Largimi me barrelë nga fusha e lojës

Published

on

Fitorja spektakolare ndaj Lille nuk ka kaluar pa pasoja te PSG. Neymar la fushën i dëmtuar në duelin e fituar me shifrat 4-3, duke rrezikuar jo pak qëndrimin e gjatë jashtë fushave të lojës. Braziliani u largua me barrelë nga loja në minutën e 51 të sfidës, pas dhimbjeve në kyçin e këmbës së djathtë. 31-vjeçari pësoi një dëmtim të ngjashëm gjatë Kupës së Botës në Katar, lëndim që mund t’i kushtojë jo pak.

Sipas stafit mjekësor të PSG-së, Neymar, autor i golit të dytë në fitoren ndaj Lille ka shmagur një frakturë të rëndë, gjithsesi do të zhvillohen të tjera teste mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Edhe tekniku Galtier nuk do preferojë që të rrezikojë me hedhjen e sulmuesit në fushën e lojës dhe e sigurtë mbetet mungesa në duelin e kampionatit.

Ndërkaq në dyshim mbetet prezenca në sfidën e kthimit të Champions League kundër Bayern Munich. Një mungesë tepër e rëndësishme kjo, me francezët që përveçse disavantazhit përballen me të tjerë probleme në përballjen ndaj gjermanëve. Në dyshim për këtë duel mbetet edhe mesfushori Nuno Mendes, i cili u largua nga fusha pas gjysmë ore loje për shkak të dhimbjeve në gjurin e djathtë.

Alsat