Connect with us

Bota

Lagarde: Në eurozonë rimëkëmbja ekonomike mbetet shumë e pasigurt dhe e paplotë

Published

on


Në eurozonë rimëkëmbja ekonomike mbetet shumë e pasigurt, e pabarabartë dhe e paplotë, deklaroi presidentja e BQE, Christine Lagarde duke folur në Asamblenë Parlamentare Franko-gjermane dhe duke theksuar se “gjithçka do të varet nga evolucioni i pandemisë dhe nga masat e kontrollit” të miratuara nga vendet.

Shefja e ekzekutivit bankar shtoi se “ekonomia ka ende nevojë për mbështetje nëse rimëkëmbja do të vazhdojë dhe forcohet më tej”.

Lagarde shpjegoi se “pasiguria e kontekstit aktual kërkon një vlerësim shumë të kujdesshëm të informacionit hyrës, përfshirë zhvillimet e kursit të këmbimit, në lidhje me pasojat në parashikimin e inflacionit në një periudhë afatmesme” dhe në këtë këndvështrim Bordi i Drejtorëve është i gatshëm të përshtatë, sipas rastit, të gjitha instrumentet e tij, për të siguruar konvergjencën e inflacionit drejt objektivit të tij “.

“Nëse ndërmerren veprimet e duhura tani, kjo krizë mund të jetë një mundësi për ne që të krijojmë kushtet për një rritje më përfshirëse, më të gjelbër dhe më digjitale”, theksoi Lagarde.