Maqedoni
Kurti në Istog, viziton familjet e evakuara – Alsat
Published
4 years agoon
By

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mëngjesin e sotëm (e premte) ka qëndruar në Istog, saktësisht në fshatin Drejë, ku ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë prej mbrëmë (e enjte) në operacion për të ndihmuar banorët, shtëpitë e të cilëve janë bllokuar.
Kurti, që ishte i shoqëruar edhe nga ministrat Mehaj dhe Krasniqi, e që u prit nga kryetari i Istogut, Ilir Ferati, shkuan në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istogu duke vizituar dy familje të evakuara nga Zallqi: Arton dhe Luljeta Jahajn me katër fëmijë të vegjël, dhe, Avdi e Floreta Jahajn me dy fëmijë të vegjël.
“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk kemi qytetarë të vdekur e as të lënduar. Edhe Klina, Peja e Gjakova, sikurse edhe Mitrovica, Skenderaj e Podujeva kanë pësuar dëme. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata”, shkroi Kurti në Facebook.
Shefi i ekzekutivit dha edhe arsyet e përmbytjeve në vendin tonë.
“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet jo adekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, deklaroi Kurti.
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor










