Connect with us

Maqedoni

Kumanovë, mjeku sulmon mjekun

Published

on


Ndërsa mjekët vazhdimisht ankohen se janë të rrezikuar nga sulmet e pacientëve dhe familjarëve të tyre, ata tashmë ndjehen të rrezikuar edhe nga kolegët e tyre mantel bardhë. Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes në spitalin e Kumanovës, kur është sulmuar mjeku Shukri Fazliu. Ky i fundit thotë se është sulmuar dhe fyer nga kolegu i tij Ylber Isufi sepse nuk I është përgjigjur telefonatës së tij. Fazliu, gjithashtu tha se sulmi ndaj tij është bërë për shkak se nuk ka marr në kontroll shëndetësor një nga të afërmit e mjekut, Ylber Isufi.

“Ka ora 8 e 15 minuta, ka ardhur kolegu prej shtëpisë. Unë isha në detyrë në zyrën time, e hapi derën me këmbë, fuqishëm e ka goditur derën, u fut në zyrën time. Më kapi për fyti, unë I thash kolegë çfarë është puna, çka kam bërë. Më tha të kam telefonuar e ti nuk e je përgjigjur. I thash nuk jam për tu përgjigjur, jam në detyrë zyrtare duke u kujdes për pacientët në repart. Isha I rrezikuar, duke ik nga zyra ime dritaren e kisha të hapur. Nuk ka nevojë kolegët të frikohen nga kolegët, kjo është pa koment, nuk kam koment se çfarë sjellje nga ana e kolegut”, deklaroi Shukri Fazliu, mjek.

Mjeku Ylber Isufi hodhi poshtë të gjitha akuzat e kolegut të tij, Shukri Fazliu. Ai thot se vetëm kishte kërkuar sqarim nga Fazliu se përse nuk e kishte pranuar në kontroll shëndetësore pacientin që kishte pritur për gati një orë.

“Kam hy në dhomë të tij dhe në mënyrë normale ndërsa ai në mënyrën arrogante më është vërsul edhe drejtuar duke më thënë dil jashtë dhe më ka fyer. Nuk është e vërtetë që është sulmuar, më vjen çudi. Ka dëshmi aty që 45 minuta ka prit pacienti dhe nuk I është dhënë ndihma. Është pastruesja dhe infermierja që kanë kërkuar ta thirr pacientin, ka thënë do ta pres mjekun tjetër. 45 minuta ka prit dhe është detyruar të shkoj në ordinancë private përsëri”, u shpreh Ylber Isufi, mjek.

Fazliu ndërkohë thotë se rasti është paraqitur në polici ku edhe ka dhënë dëshminë e tij për sulmin e kryer në vendin e punës. Fazliu thotë se për shkak të dhimbjeve në kokë dhe krahëror dhe shqetësimeve nga sulmi i kryer është shtrirë për trajtim mjekësor. Vitet e fundit mjekët disa herë kanë qenë cak i sulmeve të pacientëve të pakënaqur nga shërbimet shëndetësore.

Melihate Rustemi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending