Connect with us

Sport

Kryetari i FFM mesazh urimi për kualifikimin e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Presidenti i FFM-së Muamed Sejdini ka uruar futbollitët e përfaqësues së vendit për kualifikimin historik në Kampionatin Europian.

“Jemi të gëzuar dhe nga zemra i uroj futbollistët për suksesin historik. Përfaqësuesja jonë tregoj forcë, karrakter dhe rrumballaksoi epitetin – herojët e sportit”, ka shkruar në fejsbuk Sejdini, përcjell SHENJA.

Sejdini më tej ka shtuar se ky është moment për festë të madhe, ndërsa ai ka bërë thirrje që të respektohen masat nga institucionet shëndetësore, pasi është e rëndësishme që të mbrohet futbollistët.

“Futbollistët, stafi teknik dhe të gjithë në FFM dhe mediumet, duam që të ndajmë gëzimin me tifozët dhe bashkëqytetarët tanë. Por, në këtë kohë të pandemisë, jemi të detyruar që ti respektojmë masat për mbrojtje të shëndetit dhe ju lutem të gjithëve të jemi të përgjegjshëm. Ky është moment për festë të madhe, por i sigurt jam se do të kemi edhe shumë momente të këtilla, të cilat do ti festojmë së bashku. Ti respektojmë masat nga institucionet shëndetësore për të mirën e secilit prej neve. Kemi edhe dy ndeshje për disa ditë dhe është e rëndësishme ti mbrojmë herojë tanë. Shihemi në EUROPIAN”, ka shkruar më tej Sejdini.

Alsat