Connect with us

Shendetsi

Kroacia regjistron 78 viktima dhe 3.363 raste të reja me Covid-19

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 78 viktima dhe 3.363 raste të reja me COVID-19.

Rastet aktive arrijnë shifrën 25.035. Nga Mbrojtja Civile bëjnë të ditur se mes tyre 2.864 pacientë janë në trajtim ndërsa prej tyre 295 në respiratorë.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë shënuar gjithsej 175.886 raste me koronavirus, nga të cilët 2.640 kanë humbur jetën ndërsa 148.211 persona janë shëruar, nga të cilët 3.520 në 24 orët e fundit.

Në vetëizolim aktualisht janë 59.388 persona. Deri më tani janë testuar 882.282 persona, nga të cilët 9.767 në 24 orët e fundit.