Connect with us

Shendetsi

Pllasnica voton për kryetarin e ri, banorët presin kushte më të mira për jetë

Published

on

Banorët e komunës së Pllasnicës, sot kanë dalë në votime për të zgjedhur kryetarin e ri që do të drejtoj këtë komunë në nëntë muajt e ardhshëm. Procesi i votimit ka filluar në kohë ndërsa nuk janë regjistruar parregullsi. Të drejt vote në këtë komunë kanë 5954 persona.

– Advertisment –

Në bazë të rregullores ligjore për votim, 5954 votues kanë të drejtën e votës, në gjithsej nëntë vende votimi… Gjithçka është në rregull dhe sipas Ligjit, me çka materiali për votime në kohë është dorëzuar nga KSHZ në KZK në pajtim me formularët e KSHZ.”-tha Edison Zeqiroski, kryetar i KZK Pllasnicë.

Për të parë se si ka rrjedhur procesi i votimit, ekipi i televizionit Alsat, vizitoi disa prej vendvotimeve ku qytetarët ka pengesa kanë shfrytëzuar të drejtën e votës

Komuna e Pllasnicës, ka rreth 7 000 banorë, që kryesisht merren me bujqësi dhe kurbet. Pritjet e tyre nga kreu i ardhshëm i komunës janë në krijimin e sa më tepër vendeve të punës, por edhe zgjidhjen e problemit të ujit për pije, me të cilin, këta banorë po përballen për vite me radhë.

Presim të ketë më shumë puënsime, të punësohet edhe ndonjë i ri dhe kështu”.

 Presim kohëra më të mira por do shohim. Ujësjellësi në fshatin Pregllovë të përfundoj këto i presim dhe ëprspektivë më të mirë për të rinjtë”.

 Presim diçka por këtë shans si duket nuk do e kemi. Na ikën të rinjtë, kemi mbetur gjithë nga dy veta në shtëpi. Ujësjellësi të rregullohet sepse uji është shumë i ndotur s`kemi më tesha të bardha, gjitha të zeza na janë bërë dhe punësime gjithsesi, ekonomia të zhvillohet”.

Zgjedhjet në këtë komunë u organizuan meqë kryetari i deritanishëm i saj ishte zgjedhur deputet në Kuvendin republikan.

Bashkim Sulejmani