
Maqedoni
Kritika Kuvendit për konkursin e Avokatit të popullit – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Rrjeti i organizatave joqeveritare për mbrojtje nga diskriminimi kërkon që Kuvendi ta anulojë dhe përsëri ta publikoje konkursin për zgjedhjet e Avokatit të populli, për shkak të mungesës serioze të transparencës. Sipas tyre, është e papranueshme që ligjvënësi e fshehu konkursin nga publiku.
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
“Kuvendi në mënyrë jashtëzakonisht jotransparente dhe keqdashëse e filloi procedurën për emërimin e Avokatit të ri të Popullit. …Kuvendi e publikoi vendimin vetëm në Gazetën zyrtare nr. 285 të datës 30.11.2020 dhe në tre media të shkruara… Duke pasur parasysh trendin shumëvjeçar të braktisjes së mediave të shkruara dhe rritjen e leximit dhe informacionit nga mediat elektronike, mund të konkludohet se publikimi i tillë i konkursit është tendencioz në mënyrë që të informojë publikun sa më pak të jetë e mundur, ndërsa me këtë edhe kandidatët potencial të interesuar për paraqitje në konkurs.”
OJQ-të kritikojnë Kuvendin pse nuk i ka informuar rreth konkursit mediat e mëdha elektronike të cilat vazhdimisht kanë raportuar mbi nevojën e shpalljes së konkursit. Madje ata thonë se asnjë organizatë relevante vendase ose ndërkombëtare nuk ishte fare e njoftuar me publikimin e konkursit. Konkursi në fjalë, thonë ata, nuk mund të gjendet as në kategorinë “Konkurse 3” në faqen elektronike të Kuvendit, aty ku gjithmonë publikohen konkurset. OJQ-të dyshojnë se konkursi nuk është shpërndarë qëllimisht në publik sepse kandidati për Avokat të Popullit tashmë është rënë dakord midis palëve.
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
“Është e qartë se qëllimi i Kuvendit është të fshehë konkursin nga sytë e publikut dhe të lërë më shumë hapësirë për negociata partiake në zgjedhjen e Avokatit të Popullit midis partive parlamentare.”
Sipas rrjetit të OJQ-ve në të cilin anëtare janë Fondacioni Shoqëri e hapur, Asociacioni për edukim shëndetësor – HERA, Shoqata e juristëve të rinj, HOPS, Komiteti i Helsinkit, Koalicioni “Margjinat”, etj., përgjegjësi për fshehjen e Konkursit kanë edhe deputetët.
Për mungesën e transparencës në shpalljen e konkursit për Avokatin e popullit kishte informuar edhe Alsat, pasi Kuvendi nuk ju ishte përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme për shkeljen e afateve ligjore kurse më vonë prentendonte se nuk kishte pasur shkelje. Ligji parashikon shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të popullit të paktën të muaj para skadimit të mandatit të Avokatit aktual të popullit kurse shpalli konkursin vetëm 3 javë para skadimit të këtij mandati.
Fatlume Dervishi
You may like

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween










