Connect with us

Bota

Kreu i OKB-së, Guterres mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 – Alsat

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres të enjten mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Anadolu.

“Isha me fat dhe mirënjohës për të marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër COVID19”, tha Guterres në Twitter.

“Duhet të fillojmë punën për t’u siguruar që vaksina është në dispozicion për të gjithë, kudo. Me këtë pandemi, askush prej nesh nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt”, shtoi ai.

Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e më shumë se 2.18 milionë personave në të gjithë botën.