Connect with us

Sport

Krasniqi shpall kandidaturën për president të Komitetit Olimpik të Kosovës: Do të fokusohem në 5 fusha kryesore – Bota Sot

Published

on

Në muajin mars të vitit 2021 pritet që të mbahet kuvendi zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). 
Ismet Krasniqi e ka shpallur kandidaturën për president të KOK-ut dhe beson e shpreson se do ta fitojë garën, duke u bazuar në programin konkret që do të ofrojë për komunitetin e sportit. 

Krasniqi aktualisht është president i Federatës së Karatesë së Kosovës, njihet si njeri i qetë, i përkushtuar në punë dhe që ka vizion për sportin në përgjithësi. 

Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka deklaruar se do të jetë zëri i sportistëve dhe i sportisteve.

Ismet Krasniqi në të majtë

 “Bota sot”: Flitet se do të kandidoni për president të Komitetit Olimpik të Kosovës, cila është e vërteta?
Ismet Krasniqi:
 Po e vërtet është që kam shpallur kandidaturën time për presidentin te Komitetit Olimpik te Kosovës disa muaj me parë!

“Bota sot”: A shpresoni se mund ta fitoni garën, cila është situata më e re a mund t’i siguroni votat?
Ismet Krasniqi:
Në garë do të hy me qëllimin e qartë, te ndihmoj sportin e Kosovës dhe te prezantoj program te cilin shpresoj federatat do te shohin si me transparent, kredibil edhe te përshtatshëm për nevojat e sportit në Kosovë për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

Shpresoj se, duke prezantuar Federatave çka mund te përfitojmë në sport dhe në cilat aspekte te sportit duhet te zhvillojmë, Federatat do te me përkrahin duke pa interesin e përbashkët. Programi im është fuqia e kësaj fushate, dhe do të fokusohem në 5 fusha kryesore:

1. Zhvillim strategjik duke analizuar gjendjen aktuale në mënyrë kuantitative.
2. Plani i aktiviteteve për zhvillimin e brendshëm dhe transparencën te Komitetit Olimpik.
3. Diplomacia ndërkombëtare duke shfrytëzuar sportin si mjete me i fuqishëm diplomatik.
4. Organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë.
5. Krijim i trashëgimisë infrastrukturale dhe njerëzore.

Politika ime gjithmonë do te jetë inkluzive, dhe jo ekskluzive, duke mundësuar federatave te shprehin mendimet, ideja dhe te kontribuojnë në zhvillimin e Komitetit Olimpik. Duke e parë Komitetin Olimpik si nëna e sportit në Kosovë, do te mundohemi gjithmonë te jemi në shërbim te federatave duke ju ndihmuar me problemet te cilat paraqiten duke zhvilluar kapacitet e brendshme te Federatave dhe duke qene prezent në aktivitetet e tyre. 

Image

“Bota sot”: Çfarë ju shtyn që të konkurronin për president të KOK-ut?
Ismet Krasniqi:
Sportin e shoh, siç thash edhe me herët, si  mjete diplomatik me i fuqishëm te një shteti. Jam I bindur, qe duke zhvilluar Komitetin Olimpik dhe sportin në Kosovë, mund te ndihmojmë edhe shtetin në shumë aspekte, siç janë marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet qe e kanë pranuar dhe se kanë pranuar Kosovën, zhvillimi i PR-it dhe imazhit te Kosovës, zhvillimi i turizmit në Kosovë duke organizuar ngjarje ndërkombëtare etj. 

Mendoj, gjithashtu se duke respektuar gjithë punën qe Komiteti Olimpik ka bërë deri sot, qe është një moment për ndryshime dhe për një energji te re e cila mund te sjell Komitetin Olimpik në një tjetër nivel te zhvillimit organizativ, kapaciteteve njerëzore dhe fuqisë financiare. Unë do te punoj me plan strategjik, me transparence maksimale dhe në shërbim te sportit te Kosovës për te mirën e gjithëve. Shpresoj se Federatat do te kuptojnë krejt benefitet qe mund te fitojnë duke me përkrah mua.

“Bota sot”: Çfarë iu premtoni sportistëve?
Ismet Krasniqi
: Sportistëve mund t’ju premtoj se do te punojmë strategjikisht duke ndihmuar, mbështetur edhe zhvilluar federatat, rrjedhimisht duke përmirësuar kushtet për sportistët. Në Kosovë sot sportistet kanë shumë nevoja dhe duhet te fillohet nga minimumi i cili është te kryhen kushtet infrastrukturale dhe financiare, po gjithashtu te investohet tek profesionalizmi dhe avancimi i trajnerëve në Kosove.

Jam i bindur qe vetëm me një bazë te shendosh dhe te fuqishme te trajnerëve në Kosovë mund te ndihmojmë sportistëve te zhvillohen në kushte adekuate. Siç thash edhe ma herët, Kosova ka nevojë për investime infrastrukturale te cilën do te potencojmë në negociata me shtetin duke i dhenë rendësi me te madhe sportit, po gjithashtu edhe duke shfrytëzuar projekte dhe fonde ndërkombëtare. Komiteti Olimpik duhet te jetë proaktiv në këtë fushë dhe dominant me profesionalizëm për te mundësuar ardhjen e financimeve ndërkombëtare në Kosovë sa i përket sportit. 

Gjithashtu, sportistëve ju premtoj qe Komiteti Olimpik do te këtë derën hapur gjithmonë për te diskutuar problemet dhe për te ndihmuar në zgjedhje te problemeve, normalisht duke respektuar maksimalisht strukturën dhe pozitën e federatave. Ku këtë e kam arrit edhe në Federatën e Karatesë e Kosovës.

Alsat