Maqedoni
Kosovë, një i vrarë dhe dy të plagosur në Prishtinë nga gjuajtja me armë zjarri – Alsat
Published
4 years agoon
By

Një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur sot në mesditë rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.
Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










