Connect with us

Sport

Kosova niset drejt Maqedonisë së Veriut

Published

on

Nesër Kosova zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori që kur është pranuar në instanca ndërkombëtare të futbollit në vitin 2016.

Dardanët sot do të udhëtojnë drejtë një vendi tjetër shqiptar, në Shkup për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.

Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit.

Alsat