Maqedoni
Koronavirusi, 5% e pacientëve kanë pasqyrë të rëndë klinike
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
27.10.2020 15:56
Virusi korona ka shtuar vdekshmërinë për 71% në javën e fundit. Raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 84 pacientë kanë humbur jetën nga komplikimet e shkaktuara të CoVid-19 gjatë periudhës 19-25 tetor ose për 2/3 më shumë se javën e kaluar. Mosha e 66 pacientëve që ndërruan jetë ishin mbi 60 vjeç, 13 persona të moshës 50-59 vjeç, 3 vdekje u raportuan nga grup mosha 40-49 vjeç dhe dy në grup moshën 30-39 vjeç. Ndërkaq, grup mosha më e prekura nga virusi është nga 30-39 vjeç. Rreth 2% është numri i infektimeve në grup moshën deri në 9 vjeç.
Nga ana tjetër, kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski tha se 80% e të infektuarve janë aspimotmatik të cilët edhe mund të përhapin sëmundjen tek tjerët. 15% të tjerë janë me simptome të lehtë, të cilët mund të kurohen në kushte shtëpiake. Por, Karaxhovski tha se 5% i të infektuarve është kategoria më e rrezikuar që mund të përfundojë në mënyrë fatale.
5% e këtyre personave do të kenë ndezje të mushkërive e do të përfundojnë me bronko-pneumonia që duhet të kurohet në Klinikën infektive ose në kurim shtëpiak. Vetëm 1-4% kanë pasqyrë më të rënduar klinike me komorbiditete sepse pjesë e tyre mund të përfundojnë me vdekje sepse ata që janë me diabet, me sëmundje kardio-vaskuale apo sëmundje me organet e frymëmarrjes dhe sëmundje të tjera që tregojnë se një pacient ka vështirësi shëndetësore nga sëmundjet tjera që kishte.”-tha Zharko Karaxhovski, drejtor i KSI.
ISHP gjithashtu njoftoi se javën e fundit numri i të infektuarve është rritur për 27% ose 3.410, gjysma prej tyre vetëm në Shkup ku incidenca më e lartë javore është regjistruar në 267 raste në 100,000 mijë banorë. Lidhur me raportin gjinore, meshkujt janë për 0,3% më të infektuar se femrat. Për javën që lamë pas, me algoritmin e ri numri i të shëruarve arriti në 1,566 prej atyre që ishin në kurim spitalor dhe shtëpiak ose 477 më shumë se sa një javë më parë.
Adnan Qaili
You may like

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e fundit, këngëtarja 57-vjeçare tërheq vëmendjen me ‘look-un’ e saj

Anjeza nuk i reziston shijes së “VIPA Chips” në BBVK: Këto me ketchup i kam të preferuar

A e dini se quhet në të vërtetë Bejta? Banori i BBVK-së zbulon emrin e tij

“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, reagimi i Leonora Jakupit ngjall kureshtje










