Connect with us

Business

Kontabilistët në protestë, duan afat shtesë për raportet

Published

on

Zgjatja e menjëhershme e afateve për dorëzimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare është kërkesa kryesore e kontabilistëve që protestuan para Qeverisë. Ata dërguan kërkesë zyrtare pranë Qeverisë një javë më parë, por ende nuk kanë ndonjë përgjigje. Sipas tyre, afatet ekzistuese janë të shkurtra dhe është pothuajse e pamundur që të gjitha raportet dhe llogaritë përfundimtare të përgatiten në kohë.

“Ne presim që Drejtoria të na ndihmojë të bashkëpunojë me ne dhe t’i dëgjojë kërkesat tona, Qeveria dhe Ministria e Financave për lehtësimin e të gjithëve, edhe për tatimpaguesit dhe për ne. Afatin që e kërkojmë është 30 ditë, kështu që në kohë pandemie, ne ndoshta jemi pak këtu sot, por kemi kolegë që janë të sëmurë dhe në izolim”, tha Biljana Premush, kontabiliste e autorizuar.

Krahas kësaj, kontabilistët thonë se autoritetet në të kaluarën nuk i kanë përfillur kërkesat e tyre konkrete. Pas tre vitesh premtim, nuk është formuar ende grup pune për të përgatitur zgjidhje të re ligjore që do të përcaktojë saktësisht se si duhet të punojnë kontabilistët kurse do të jetë në përputhje me direktivat evropiane.

Andrea Çobanova


Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Ndihma financiare për muajt shkurt dhe mars kanë ngecur nëpër labirintet e Kuvendit

Published

on

Masa për ndihmën financiare për pagat për muajt shkurt dhe mars ka ngecur nëpër labirintet e Kuvendit. Ekipi ekonomik i qeverisë thotë se ata në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojnë te deputetët që të votojnë më shpejtë, as nuk mund të gjejnë mënyrë tjetër për ta ndihmuar biznesin. Ata u bëjnë thirrje kompanive të paguajnë pagat në mënyrë që kur të miratohet ligji, shteti t’ua kthejë mjetet. Por edhe krahas kësaj- dhjetëra masa të tjera që kërkojnë ndërhyrje ligjore janë bllokuar në procedurë parlamentare.

… Edhe nëse hyn në Komision sot dhe në dhjetë ditët e ardhshme votohet, kompanitë do të jenë në kohë me aplikimet e tyre- deklaroi Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër për çështje ekonomike.

Sipas agjendës së publikuar nga Parlamenti, për këtë javë në rendin e ditës në Komisionin e financave dhe buxhetit nuk është vendosur propozim- ligji për ndihmë financiare për pagat. Biznesi u bën thirrje deputetëve që menjëherë të miratojnë ligjet që të mos pësojnë dëme shtesë.

Të gjitha partitë parlamentare duhet të marrin parasysh situatën në të cilën jemi dhe të bëjnë përpjekje maksimale për t’i miratuar ligjet ekonomike në Parlament sepse megjithëse ata kanë vullnet të mirë nga Qeveria për ta kaluar ngecjen e këtillë, ata krijojnë impute serioze të këqija mbi pozicionin ekonomik të kompanive- pohoi Branko Azeski, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Ministri i financave Fatmir Besimi në takimin e sotëm me biznesin theksoi se buxheti është likuid dhe në gjendje të mirë. Por, biznesi nuk e ndan të njëjtin mendim, duke thënë se nëse do të ishte ashtu, Banka Popullore nuk do t’u kishte ndaluar bankave të paguajnë dividenda. Nga ana tjetër, përfaqësuesit qeveritar nuk dëshironin të komentonin vendimin e këtillë të Bankës Popullore.

Andrea Çobanova

Alsat

Continue Reading

Business

Punëtorëve të Trepçës iu del paga për muajin janar

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) njofton se janë ndarë mjetet për pagën e muajit janar për punëtorët e kombinatit Trepça.

Sipas MEA-së, punëtorët gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Ndarja e këtyre mjeteve financiare vjen pasi punëtorët e Trepçës kishin hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagës së muajit janar.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Alsat

Continue Reading

Business

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Izrael

Published

on

Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate.

Personeli i KIDIC

 

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020.

Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem.

Alsat

Continue Reading

Trending