Maqedoni
Komuna e Aerodromit “vatër” e virusit korona
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
06.10.2020 15:43
Komuna e Aerodromit me më së shumti raste aktive me koronavirus në kryeqytet. Shumë qytetarë lëvizin edhe pa maska e duke mos respektuar rekomandimet. Qytetarët e anketuar kërkojnë që autoritetet të marrin masa më të rrepta.
“Me ditë të tëra, Komuna e Aerodromit është vatër kryesore e shpërndarjes së ‘Kovid 19’ dhe komunë e cila ka për çdo ditë më shumë raste të reja. Megjithatë qytetarët lëvizin lirshëm dhe ka shumë prej atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse siç është mbajtja e maskës. Po ashtu vërehet se në mënyrë më normale punojnë edhe lokalet”.
Qytetarët me të cilët biseduam thonë se mosrespektimi i masave dëshmon papërgjegjësi dhe kulturë të ulët.
“Ka tollovi, organizojnë ahengje e kështu me radhë”.
“Nuk respektohen masat, më të tepërmi maska”.
“Mendoj se është sjellje e papërgjegjshme e qytetarëve, nuk dëshirojnë ti respektojnë masat dhe nuk dëshirojnë të kuptojnë se e gjithë ajo që flitet është në esencë mbrojtja e shëndetit personal dhe mbrojtja e rrethinës dhe familjes tënde”.
“Nuk respektohen masat e rekomanduara, mendoj nuk mbahen maska, nuk mbahet distancë. Kjo është arsyeja. Si mund të gjendet zgjidhje për këtë? Po ajo është zgjidhja, duhet të punojë vetëdija tek qytetarët, gjithë kohës dëgjojmë në media se çka duhet të bëhet dhe si duhet të bëhet. Kjo mendoj se është arsyeja”.
Qytetarët kërkojnë që autoritetet të marrin masa më të rrepta.
“Unë do të doja masa edhe më të rrepta”.
“Autoritetet të bëjnë gjoba më rigoroze”.
Në Komunën e Aerodromit aktualisht ka mbi 160 raste aktive me koronavirus.
Mefail Ismaili
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










