Connect with us

Business

Komisioni për Buxhet nuk e miraton Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Published

on

Edhe sot nuk është miratuar Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend.

Komisioni vendosi që të mërkurën e ardhshme të shqyrtohen dhe miratohen tetë amendamentet dhe raporti për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj mundëson tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në Trust.

Ndërsa, Komisioni ka miratuar raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Alsat