Skuadra e Kocaelispor, e cila militon në kampionatin e futbollit të Turqisë, ka pushtuar mediat botërore me veprimin që e ka bërë për t’i shpëtuar rrënies nga kategoria e dytë. Pas tetë ndeshje rresht pa fitore dhe rënies në pozitën e 15-të në tabelë, me vetëm një pikë larg zonës së rënies në kategorinë e tretë, klubi ka therr një kurban.
Skuadra turke beson se me këtë veprim do të shmang rrënien dhe sezonin e ri, do të jenë sërisht pjesë e kategorisë së dytë të Turqisë. Ishin krerët e klubit që morën këtë vendim ndërsa kafsha u therë në stadium para fillimit të stërvitjes.
“Përgatitjet tona vazhdojnë. Skuadra jonë sakrifikoi një kurban para stërvitjes”, ka shkruar Kocaeli në “Tuitter”.
Krahas mbijetesës në Ligën e Dytë të Turqisë, skuadra turke shpreson që mos të ketë lëndime deri në fund të sezonit dhe t’i kthehet rezultateve pozitive.








