Showbiz
Kledi Hysa tregon si qëndron e vërteta mes tij dhe Sheilës
Published
5 years agoon
By
admin
I ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio, Kledi Hysa, ka folur për shumëçka, teksa hodhi poshtë edhe thashethemet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Sheila Haxhiraj.
Njëri nga banorët e përfolur të Big Brother VIP ka treguar se çfarë ka ndryshuar pas daljes nga shtëpia e famshme në Shqipëri.
“Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”, ka thënë ai, transmeton Top Channel.
Ndër të tjera, Kledi ka folur edhe për jetën e tij sentimentale, aq shumë të komentuar që nga qëndrimi i tij në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo”.
“U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, është shprehur Kledi.
Ndërsa sa i përket të preferuarit të tij për të qenë fitues i Big Brother VIP, ka thënë emrin e Donald Veshajt sepse është “ai që ka dhënë shumë për lojën”.
(Foto: Screenshot/YouTube/Sheila Haxhiraj)
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










