Showbiz
Khloe Kardashian ishte e befasuar nga lidhja e Kim Kardashian me Pete Davidson, teksa i jep miratimin e saj çiftit të ri
Published
5 years agoon
By
admin
Khloe Kardashian nuk e priste që motra e saj Kim Kardashian të lidhje me Pete Davidson.
37-vjeçarja më në fund i dha miratimin aktorit të Saturday Night Live pasi fillimisht u ‘befasua’ që Kim filloi të takohej me të pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Kanye West.
Një burim i tha Hollywood Life se ‘Khloe mendon se është e mrekullueshme që Kim po takohet me Pete. Khloe mendon se Pete është kaq i ndryshëm nga kushdo që Kim ka takuar ndonjëherë.
Foto: Khloe Kardashian/Instagram
“Ajo u befasua po aq sa gjithë të tjerët kur mësoi se ata ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. Por ajo seriozisht nuk mund të ishte më e lumtur se kaq për motrën”, tha burimi.
“Khloe pëlqen që Pete është jashtëzakonisht argëtues dhe me këmbë në tokë. Ajo shkon shumë mirë me të dhe mendon se ai është absolutisht një djalë me humor”, tha tutje ky burim.

Foto: Khloe Kardashian/Instagram
E vetmja gjë që dukej se kishte rëndësi për yllin e “Revenge Body” ishte lumturia e motrës së saj më të madhe, shkruan DailyMail.
“Khloe është shumë e lumtur për Kim sepse ajo mund të shohë se ajo është më e lumtur se sa ka qenë për një kohë të gjatë”, vazhdoi ky burim.

Foto: REX
Kim filloi të takohej me Pete në tetor, pasi priti një episod të SNL me anëtarin e kastit.
Themeluesja e “Skims” bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë.

Foto: GC Images
Çifti i famshëm kanë katër fëmijë së bashku: North, Saint, Çikago dhe Pslam. /Telegrafi/
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










