Maqedoni
Këshilli Gjyqësor propozon Kacarskën për gjykatëse të re të Kushtetueses
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
29.09.2020 14:13
Dobrilla Kacarska është propozuar për gjykatëse të re të Kushtetueses. Këshilli Gjyqësor unanimisht mbështeti gjykatësen e Penales. Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit votuan pro pa asnjë debat. Kacarskën e propozoi Gordana Spireska, kolege nga njësia e Shkupit. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, theksoi se Kacarska nuk është propozuar për shkak të pazareve partiake-politike në këshill, por sepse ajo është profesioniste.
Më shumë gjykatës ishin në opsion, por në fund analiza treguan se megjithatë Dobrilla Kacarska është përpara të tjerëve – deklaroi Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor propozimin e dorëzon në Kuvend. Deputetët duhet ta zgjedhin për gjykatëse kushtetuese me shumicë të thjeshtë.
Pres që të kalojë. Zgjedhim profesionist, e jo person të vendosur politikisht dhe mendoj që do të zgjidhet -tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kacarska në Gjykatën Kushtetuese duhet të zëvendësojë gjykatësin Vladimir Stojanovski, mandati i të cilit skadoi në prill të këtij viti. Dobrilla Kacarska është bërë e njohur për publikun përmes disa gjykimeve në vitet e fundit. Ajo e dënoi Nikolla Gruevskin në rastin “Tanku”. E gjykoi rastin “Treqind” për prokurimin e automjeteve për policinë. Gjithashtu solli vendime për ndërhyrjen e organizuar në Parlament më 27 Prill, ku i dënoi Mitko Çavkovin, Igor Jug, Aleksandar Vasilevskin – Ninxha dhe të tjerët.
Bojan Stojanovski
You may like

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut










